Pamje të rënda, një fëmijë goditet nga vetura në Ulpianë, shpëton mrekullisht - Gazeta Express
string(75) "pamje-te-renda-nje-femije-goditet-nga-vetura-ne-ulpiane-shpeton-mrekullisht"

Lajme

Gazeta Express

01/11/2021 14:56

Pamje të rënda, një fëmijë goditet nga vetura në Ulpianë, shpëton mrekullisht

Lajme

Gazeta Express

01/11/2021 14:56

Një fëmijë është goditur nga një veturë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Pas përplasjes nga vetura, fëmija ngrihet në këmbë dhe largohet pak nga vetura, derisa qytetarët që janë në afërsi të vendit të ngjarjes shkojnë për t’i dalë në ndihmë, raporton Express

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar për Express se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mark Dizdari”, në orën 12:30.

Lexo Edhe:

“Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Mark Dizdari”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori,  ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.

Express ka siguruar pamje nga momenti i aksidentit.