Pacienti që vdiq mbrëmë nga koronavirusi ishte një 56-vjeçar nga Prishtina, vuante edhe nga sëmundje tjera - Gazeta Express
string(105) "pacienti-qe-vdiq-mbreme-nga-koronavirusi-ishte-nje-56-vjecar-nga-prishtina-vuante-edhe-nga-semundje-tjera"

Gazeta Express

08/04/2020 12:09

Pacienti që vdiq mbrëmë nga koronavirusi ishte një 56-vjeçar nga Prishtina, vuante edhe nga sëmundje tjera

Gazeta Express

08/04/2020 12:09

Nga Klinika Infektive në Kosovë kanë dhënë detaje për rastin e fundit të vdekjes së një pacienti me koronavirus që u shënua mbrëmë.

Drejtoresha e Infektives, Lindita Berisha, para mediave ka thënë se dje në orën 19:40 ka ndërruar jetë një pacient i moshës 56-vjeçare, i cili vjen nga Prishtina.

Lexo Edhe:

“Dy pacientë janë në ventilim mekanik. Dje rreth orës 19:40 ka përfunduar me vdekje edhe një pacient 56 vjeç nga Prishtina”, ka thënë Berisha.

Në këtë konferencë ka folur edhe infektologu Sali Ahmeti, i cili tha se 49 persona janë të shtrirë aktualisht në Klinikë, teksa 9 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

“49 të shtrirë në Klinikën Infektive, prej të cilëve 9 janë në gjendje më të rëndë. Ne po bëjmë krejt çka është e mundur që gjendja e tyre të përmirësohet. Ne e kemi pasur mbrëmë edhe një rast të vdekjes”, ka treguar ai.