Osmani flet rreth përplasjes me Vuçiqin në Slloveni - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

17/05/2021 19:56

Osmani flet rreth përplasjes me Vuçiqin në Slloveni

Lajme

Gazeta Express

17/05/2021 19:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brionës në Slloveni. Ajo ka treguar edhe  për përplasjen që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiq insistonte që ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ju lihen vetëm shteteve anëtarëve që janë pjesë e OKB’së”, ka thënë Osmani për RTK’në.

Lexo Edhe:

Sipas saj, përplasja ka ndodhur kur ajo dhe Shefik Xhaferoviq, anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe në Bosnje.

“Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiqit. Ne folëm qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe kjo o pengoi Vuçiqin”, theksoi Osmani.

Ajo tutje tha kundërshtimi i krimeve nuk duhet të ishte qasje e Serbisë.

“Unë isha e qartë që Serbia do të ecë përpara vetëm kur e pranon shtetin e Kosovës dhe vetëm kur i vë prapa grilave kriminelët. Vuçiq kishte qasje tjetër dhe kjo është për të ardhur keq”, shtoi tutje presidentja e vendit.

E para e Kosovës po ashtu tha se Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbet peng i kësaj qasjeje të Serbisë dhe duhet të ecë përpara.

Osmani po ashtu tha se gjatë Samitit ka takuar shefat e shteteve të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, etj.