Ora policore dhe masat e tjera, çfarë u vendos në takimin e Arben Vitisë me kryetarët e komunave - Gazeta Express
string(95) "ora-policore-dhe-masat-e-tjera-cfare-u-vendos-ne-takimin-e-arben-vitise-me-kryetaret-e-komunave"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2021 15:02

Ora policore dhe masat e tjera, çfarë u vendos në takimin e Arben Vitisë me kryetarët e komunave

Lajme

Gazeta Express

27/08/2021 15:02

Ka mbaruar takimi mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave, shkruan Gazeta Express.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Express se në takim është vendosur për masat e reja kundër COVID-19.

Lexo Edhe:

Sipas tij është propozuar që nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të vendoset ora policore e që gastronomia të punoj deri në orën 21:30.

“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

1 mijë e 16 punëtorë shëndetësorë dhe inspektorë do të shtohen.

Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do te plotësohet, pra 92 për qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen.

Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunal që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të  vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit shëndetësorë”, ka shtuar ai./Express/