Kthehu lart

Kundër-efekti i koalicioneve parazgjedhore për partitë e vogla

Kundër-efekti i koalicioneve parazgjedhore për partitë e vogla Autori: Dastid Pallaska GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 20:58

Në përpjekje për të arsyetuar koalicionet parazgjedhore me rivalët politikë të deri djeshëm, partitë e vogla u krenuan me sukseset e negociatave të minutave të fundit.

AAK tregoi se si ka "gjunjëzuar" PDK-në duke i marrë - krahas pozitës së Kryeministrit - edhe 50% të listës zgjedhore. AKR, në anën tjetër, me mburrje njoftoj se do të përfaqësohet në listën zgjedhore të koalicionit me 30% të kandidatëve.

Përderisa përqindjet e lartpërmendura janë impresive, partive të vogla duket se iu ka ikur një detaj i vogël por shumë i rëndësishëm në matematikën e zgjedhjes së deputetëve nga listat e koalicioneve parazgjedhore.

Rritja e numrit të votave të përgjithshme që do të fitojnë koalicionet parazgjedhore do të rezultoj në rritjen e pragut të votave që do t'i nevojiten një kandidati/e për tu zgjedhur deputet/e.

Përderisa në zgjedhjet e vitit 2014 një kandidati të AAK-së i nevojiteshin rreth 5,600 vota për tu zgjedhur deputet, ky prag do të rritet konsiderueshëm kur kandidatët e AAK-së konkurrojnë brenda një liste zgjedhore me kandidatët e PDK-së, të cilët do të marrin më shumë vota vetëm për shkak se partia e tyre në total ka më shumë vota se AAK.

Mbi këtë supozim, është e qartë se në legjislaturën e ardhshme numri i deputetëve të partive të mëdha mund të rritet përtej fuqisë së tyre reale, gjithnjë në dëm të partnerëve të tyre të vegjël.

E vetmja mënyrë për ta minimizuar këtë dëm është nëse partitë e vogla e koncentrojnë votën në një numër të caktuar të kandidatëve.  (Marrë nga Facebook).

    Data: 19 Maj 2017 20:58
    Autori: Dastid Pallaska
    • Tri gjëra që BE duhet t’i bëjë që të ketë rol gjeopolitik udhëheqës 0

    Të tjera

    • Drama e PD-së ka emrin e Berishës 0

    • Kur politizohen edhe monumentet fetare 0