Kthehu lart

Flluska vdekjeprurëse e demokracisë së re

Flluska vdekjeprurëse e demokracisë së re Autori: Damiano Palano GazetaExpress E hënë, 19 Qershor 2017 11:03

Flluska kulturore në të cilën jemi ndrydhur eliminon nga fusha jonë e shikimit pikëpamje alternative dhe ushqen lindjen e teorive të komplotit dhe partive ezoterike. Si të dilet nga kjo situatë?

Diskutimi i fundit si President i Barack Obama, i mbajtur në Chicago me 10 janar 2017, ka kaluar pothuajse pa u vënë re, i zhytur në pritje të fillimit të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump. Ja vlen barra qiranë të përcillet një pasazh: “Për shumë prej nesh është bërë më e sigurtë tërheqja në flluskat tona […], të rrethuar nga njerëz që na ngjajnë dhe që ndajnë të njëjtin vizion politik dhe nuk i sfidojnë kurrë pozicionet tona. […] Dhe bëhemi dora dorës aq të sigurtë në flluskat tona, sa që përfundojmë së pranuari vetëm ato informacione, të vërteta apo false qofshin, që përshtaten me opinionet tona, në vend që t’i bazojmë opinionet tona në provën e tyre që ndodhen atje jashtë”. Ka mundësi në vitet e ardhshme të kthehemi e do t’i rilexojmë këto fjalë. Jo edhe aq për talentin oratoresk të Obama sesa për alarmin lidhur me rreziqet e atyre “flluskave” që na sigurojnë, por që na japin një vizion të deformuar të botës. Jo vetëm pse pikërisht në këto “flluska” fake news gjejnë një fidanishte të privilegjuar rritjeje, por sidomos sepse fitorja elektorale e Donald Trump, përtej rezultateteve që do të ketë mandati i tij presidencial, sanksionon për shumë aspekte fundin e demokracisë së publikut dhe aktin e lindjes të një bubble-democracy të pazakontë. Një demokraci në të cilën ato që bëhen vendimtare për rezultatin e kompeticionit (dhe për vetë logjikën e tij) janë pikërisht ato “flluska” në të cilën çdo njëri prej nesh tenton të mbyllet.

Përveçse për dhuntitë e saj të çmuara letrare, fantashkenca e Philip Dick është festuar sidomos prej aftësisë së saj në parafigurimin e së ardhmes dhe paraprirjes (nganjëherë në mënyrë të habitshme) të disa teknologjive bashkëkohore. Për sa i përkett paraqitjes së dinamikave politike, librat e Dick duhet të konsiderohen sidomos si fryt i viteve Pesëdhjetë e Gjashtëdhjetë, i centralitetit që televizioni mori gjatë pasLuftës së Dytë. Përpara të tjerëve, Dick kuptoi në fakt se televizioni po i modifikonte në mënyrë të pakthyeshme logjikat e politikës. Sepse liderët më së fundi mund të bënin pa gazetat, pa aparatet e partisë, të ndërmjetësve lokalë, për t’ju drejtuar drejtpërsëdrejti qytetarit të thjeshtë, të ulur në kolltukun e dhomës së tij të ndenjes. Për Dick, një transformim i ngjashëm paralajmëronte sidomos hijet djallëzore e një forme të re manipulimi, që duhej të synonte – më shumë se një propagandë në kuptimin e vërtetë të fjalës – nga ndërtimi i një realiteti fals. Dhe pikërisht për këtë arsye liderët e së ardhmes – si presidentët e “të vërtetës së parafundit” dhe të “figurave” – do të kishin qenë vetëm kukulla, aktorë të ngarkuar që të luanin një rol të shkruar tjetërkund apo deri androidë. Por pika më e domethënëse ishte që destinatari i kandisjes, si tek “1984”, nuk ishte më një “masë” për t’u survejuar, manipuluar dhe mobilizuar, por një “publik” (relativisht pasiv) telespektatorështë për t’u zbutur dhe siguruar.

Fuqia manipuluese e televizionit rezultoi natyrisht shumë larg nga ajo që Dick dukej se imagjinonte në romanet e tij. Por, pavarësisht pesimizmit që mbushte distopitë e tij, pikërisht atëhere “publiku” nisis që të bëhej referimi qendror i spektaklit politik dhe marrësi i mesazhit të çdo lideri. Dhe pakashumë po në vitet në të cilat Dick botonte librat e tij më të famshë, edhe në Kontinentin e Vjetër disa shkencëtarë social nisën të kuptojnë se transformimet komunikuese, natyrisht bashkë me ndryshimet e shoqërisë dhe ardhjen e mirëqenies ekonomike, po modifikonin marrëdhëniet midis qytetarëve dhe politike. Duke shkelur në mënyrë të veçantë atë që, deri në atë moment, kishte qenë organizatorja kryesore e “masave”, domethënë partinë politike, “Princin modern” e celebruar nga Gramshi. Ata që e kuptuan qenë për shembull Otto Kirchheimer, që e kapi në transformimin e shpejtë e socialdemokracisë gjermane anonçimin e cath-all-party, ose vetë Maurice Duverger, që pasi kish theksuar se ndërtimi i partive të mëdha masive ishte një rrugë e detyruar, parapa në suksesin politik e De Gaulle sinjalin e “personalizimit” të ardhshëm dhe deri fillimin e një “demokracie pa parti”. Por përtej rrethanave specifike që ushqyen këto refleksionet, e dhëna që dilte ishte centraliteti politik i “publikut”. Kjo nënkuptonte se kanali televiziv i lejonte liderit aspirues që t’u drejtohej “drejtpërsëdrejti” votuesve. Por nënkuptonte edhe se fillonin të zhbëheshin “botët e ndara” që kishin përfaqësuar basenin referues e partive ideologjike dhe subkulturore. Dhe kështu ato aparate komunikimi që partitë e masave kishin ngritur fillonin të bëheshin të prapambetur, pikërisht pse nuk arrinin të interceptonin “publikun”, por vetëm një enklavë të vogël të të anëtarësuesve dhe të simpatizantëve.

Natyrisht, avancimi i “publikut” në Europë që shumë më i ngadaltë sesa në Shtetet e Bashkuara dhe u realizua plotësisht vetëm midis viteve tetëdhjetë e Nëntëdhjetë, në koinçidencë me përhapjen e televizioneve komerciale dhe përfundimin e Luftës së Ftohtë. Por në mesin e viteve Nëntëdhjetë qe politologu francez Bernard Manin ai që fiksoi logjikën e “demokracisë së publikut” dhe që mbështeti këtë sistemim të ri politik që po zëvendësonte tashmë “demokracinë e vjetër të partive”. Sipas Manin, duke filluar sidomos nga vitet Shtatëdhjetë, një seri procesesh i kish gërryer gradualisht themelet mbi të cilat ishte ngritur ngrehina e partive dhe ishte dobësuar kështu – nganjëherë deri në këputje – lidhja midis partive dhe qytetarëve. Kjo nuk do të thoshte se partitë nuk konsideroheshin më të denja për besim. Më thjeshtë, sipas Manin, ishte bërë progresivish më i brishtë identifikimi partiak, domethënë ajo lidhje (ideologjike dhe afektive) e afërsisë me një parti të caktuar që për disa dekada kishte shpjeguar sjelljen e votës. Një gjurmë e kësaj dinamike ishte luhatëshmëria elektorale në rritje, dëshmi e faktit që votuesit e veçantë qenë tashmë të gatshëm që ta modifikonin zgjedhjen e tyre midis një votimi dhe tjetrit, kështu që qytetarët nuk qenë më të “kufizuar” nga përkatësitë respektive. Por, sipas Marin, një tregues akoma edhe më i rëndësishëm ishte ai që votuesit, herëpasëhere, tentonin të zgjidhnin në bazë të personalitetit të kandidatit, të programit të tyre, të cilësive specifike të tyre. bëhej fjalë për atë tendencë “personalizimi” të politikës për të cilën flitet në Itali të paktën prej një çerekshekulli dhe shkaqet e së cilës të çonin pikërisht në centralitetin e komunikimit televiziv. Sipas Manin, kjo përcktonte afirmimin e një logjike të re në raportet midis votuesve dhe të përfaqësuesve. Në demokracinë e publikut, shkruante ai, “votuesit duket se u përgjigjen (termave të veçanta të ofruara në secilin votim) më shumë sesa thjesht shprehen (të shprehin identitetet e tyre sociale apo kulturore)”. Me fjalë të tjera, votuesit tentonin të silleshin si publiku i një teatri, që – me fishkëllima, me duatrokitje apo me heshtje – i përgjigjet performancës së një aktori. Në terma të ngjashëm, në demokracinë e publikut çdo kandidat merrte iniciativë, avanconte një linjë të caktuar ndarjeje, ndërsa “publiku” reagonte ndaj këtij propozimi dhe politikani korrigjonte apo ruante linjën e tij.

Hipoteza e demokracisë së publikut nënvlerësonte masën e erozionit të identifikimit partiak, që megjithëse e dobësuar nuk ishte zhduker krejtësisht apo ishte zëvendësuar nga forma të tjera identifikimi (për shëmbull me liderin). Përtej kësaj, formula e “demokracisë së publikut” kapte tendencën thelbësore drejt së cilës duken se qenë drejtuar sistemet politike perëndore. Dhe, pavarësisht se Manin e nënvlerësonte këtë aspekt, mundësonte të shpjegohej tendenca centripete që praktikisht karakterizoi jetën e shumë demokracive (sdiomos europiane) midis viteve Tetëdhjetë dhe dekadës së parë të shekullit të XXI-të. Centraliteti i “publikut” nuk implikonte në fakt vetëm një presion ndaj “personalizimit”, por shkaktonte edhe një konvergjencë drejt qendrës së aktorëve kryesorë politikë. Afirmimi i një mediaje të madhe gjeneraliste si televizioni – kontekstualisht në shpërbërjen e identifikimeve partiake – e bënte domethënë të pashmangshëm kërkimin e fitoes elektorale në “qendër”, domethënë tentativën për të fituar votën e votuesit të mesëm, të vendosur në një pozicion të “moderuar” midis dy ekstremeve të majtë e të djathtë. Me pasojën që partitë e mëdha të cilat synonin në fitoren elektorale, duke mos mundur të kënaqnin basenin e tyre të votuesve besnikë e militantë, u duhej t’i moderonin apelet e tyre ideologjikë, të theksonin radikalitetin e mesazheve dhe të zbehnin intensitetin e flamujve.

Jo në të gjitha sistemet politike europiane “demokracia e publikut” është materializuar vërtet dhe në disa raste si Italia –apavarësisht një personalizimi të theksuar – është ndeshur edhe me një formë kokëfortë identifiki “në negativ”, domethënë e ushqyer nga armiqësia ndaj diçkaje (ndaj një lideri apo një rreshtimi) që shkon nga besnikëria drejt parimesh dhe pozicionesh të caktuara. Por në perspektivë historike është pothuajse e sigurtë të njohësh në “Rrugën e Tretë” e Tony Blair pothuajse paradigmën e logjikës centripete të injektuar nga “demokracia e publikut”: një logjikë në të cilën diferencat midis e majtë dhe e djathtë, në terma programorë dhe të vlerave, bëhen më pak të qarta dhe në të cilën kartat fituese bëhen personaliteti dhe kredibiliteti e liderëve.

Në largësinë e 20 vjeçari është në fakt e lehtë sot të pohohet se ai sezon tashmë ka përfunduar, i sfiduar nga shfaqja e “populizmave” të markave të ndryshme dhe me profil edhe antietik. Dhe nëse sigurisht që për të shpjeguar dështimin (apo ezaurimin) e “Rrugës së Tretë” mund të thirren (me plot të drejtë) në apel dinamika “strukturore” – që kanë të bëjnë me ndryshimet gjeopolitike, krizën ekonomike, sistemimin e BE-së, profiling demografik të vendeve perëndimore – por nuk mund të përjashtojmë që diçka të ketë të bëjë pikërisht me fatet e demokracisë së publikut. Sepse ka gjasa që ai sezon tashmë ka përfunduar dhe sepse shtytjet e polarizimit që regjistrohen thuajse kudo në Perëndim kanë të bëjne edhe me sistemimin e ri që po merr formë, në masën në të cilën rrjeti bëhet kanali kryesor informati për shuymë qytetarë.

Ende pak vite më parë, rrjeti ishte përshëndetur nga shumë si vendi ku të realizohej një demokraci virtuale, një lloj agoràje e re në të cilën të realizohej një komunikim plotësisht horizontal. Të gjithë e dimë se këto utopi janë bërë pluhur nga një realitet shumë ndryshe dhe bashkë me përvojën kemi kuptuar se uebi dhe rrjetet sociale nuk janë (dhe nuk kanë qenë kurrë) selia e diskutimeve të përmbajtura dhe të arsyeshme, por pothuajse gjithmonë një arenë ku përplasen pozicione të parafabrikuara dhe ku përhapen thashetheme të privuara nga çdo korrespondencë reale. Dhe kështu që shumë pak ka mbetur nga shpresat e kujt besonte në transparencën e ofruar nga teknologjitë e reja dhe në lindjen e një qytetarie të pjekur dixhitale.

Pas referendumit për Brexit dhe fushatën e gjatë presidenciale që ka çuar Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, shumë kanë lëshuar alarmin mbi pootencialin shkatërruese të fake news dhe “pas e vërteta” është bërë qendra e një diskutimi të zjarrtë mbi rolin e “mufkave” që qarkullojnë në ueb dhe mbi mundësinë e vënies në veprim të mekanizmave për të bllokuar lajmë dukshëm falsë. Sipas çdo gjase, ky debat është i destinuar që të vazhdojë akoma gjatë, për motivin e thjeshtë se fake news (ndoshta më të rafinuara se ato të sotmet) nuk do të reshtin së ndari në rrjetet sociale nga përdorues pakashumë të vetëdijshëm. Por në këtë diskutim pothuajse gjithmonë është harruar të pranohet sesi proliferimi i lajmeve false është në realitet rezultat i një modifikimi strukturor të marrëdhënieve midis qytetarëve dhe informacionit. Një modifikim që tenton të shpërbëjë “publikun” – të nënkuptuar si agregat unitar, i përbërë nga auditori i të njëjtit spektakël (kryesisht televiziv) – dhe ta trasformojë në një masë segmentesh në thelb autonomë njëri nga tjetri, në një miriadë “flluskash” në pjesën më të madhe vetëreferuese dhe tendencialisht të polarizuara. Është pikërisht për këtë që ka mundësi të kemi kaluar – dhe ndoshta kemi kaluar – nga demokracia e publikut në një bubble-democracy, në një lloj demokracie flluskash të pazakontë dhe, në shumë aspekte, shqetësuese.

Në 2011 Eli Pariser, pionier i aktivizmit online dhe organizator i fushatës së parë elektorale të Barack Obama, e kapi menjëherë se çfarë po ndodhte në ueb. Në librin e tij “The Filter Bubble” rendiste në fakt pasojat e forta që do të prodhonte personalizimi i kërkimeve i futur nga Google me 4 dhjetor 2009. Shumë thjesht, nga ai moment algoritmi i kërkimit Page Rank filloi t’i japë rezultate më të përshtatshme përdoruesit të veçantë. Nisi kështu “era e personalizimit” e rrjetit. Në këto vite kemi mësuar të vlerësojmë avantazhet e algoritmeve në gjendje të personalizojnë kërkimet tona. Duke memorizuar zgjedhjet tona të kaluara dhe duke i krahasuar ato me ato të përdoruesve të ngjashëm me ne, në fakt jemi në gjendje që t’u propozojmë libra, ristorante, vende pushimi dhe filma vërtet të afërta me shijet tona. Dhe kur shtypim një emër në dritaren Google rezultatet praktikisht afrohen (dhe shpesh në mënyrë deri të habitshme) me atë që po kërkonim. Aq sa në shumë raste është tashmë e mjaftueshme të shtypen vetëm germat e para të fjalës që na intereson për të siguruar sugjerime shpesh shumë më të larta me shpresat tona.

Por algoritmet nuk demonstrohen të aftë vetëm që të parashikojnë zgjedhjet dhe shijet tona (në mënyrë që nganjëherë na duket patjetër shqetësuese), por tentojnë të krijojnë tek secili prej nesh atë që Pariser e quante një “filterbubble”, një flluskë që filtron informacionet e ardhura nga bota e jashtme, duke përcjellë tek ne vetëm atë që konformohet me idetë tona politike. për këtë arsye secili prej nesh tenton të jetojë brenda një “flluske” nga e cila shikon një botë të “personalizuar”, të ndërtuar, si të thuash, sipas imazhit dhe ngjashmërisë. Ndërsa e gjitha kjo që nuk konformohet me shijet tona thjesht “zhduket”, e mbajtur nga filtri që e ndan prej flluskës tonë personale.

Një botë flluskash vetëreferuese ka mundësi do ta kishin entuziazmuar Dick, duke i ushqyer vizionet e tij paranojake, po manipulimi për të cilin mendonte në shumë romane të tij kishte si premisë publikun e anestetitizuar dhe homogjen televiziv e viteve Gjashtëdhjetë dhe, për pasojë, pikërisht atë public që tenton sot ta shpërbëjë. Nga ana tjetër, risia e “flluskave” nuk konsiston në anshmërinë e informacioneve apo të pikës së vëzhgimit. Edhe aparatet komunikuese dhe gazetat e partisë synonin që të propozonin një vision të caktuar të realitetit, që megjithëse paraqitej si “objektiv” apo deri “shkencor” ishte gjithmonë i “anshëm”. Edhe një stacion televiziv apo radiofonik, duke ju drejtuar një publiku besnikësh, mund të promovojë një përfaqësim të “anshëm”, një të “vërtetë të anshme”. Një diferencë e rëndësishme që dallon ato media të “vjetra” nga flluskat bashkëkohore është në të vërtetë fakti që në këto të fundit teknikisht nuk ekziston një “publik”, në kuptimin që nuk ekziston një lloj plateje – reale apo virtuale – që asiston në një spektakël, që lexon një tekst apo dëgjon një program radiofonik. Në brendësi të flluskës, çdo individ është, në kuptimin që për sa mund të ketë ndjesinë se është pjesë një komuniteti spektaktli që ka përballë është i “personalizuar”, është një paraqitje e pjesshme dhe e kufizuar e botës së ndërtuar “me masë” mbi bazën e shijeve dhe preferencave të konsoliduara në të kaluarën. “Në një epokë ku informacionet e ndara janë në bazën e përvojave të ndara”, ka shkruar Pariser, paradoksalisht “flluska e filtrave është një forcë centrifuge që na ndan”.

Por një diferencë tjetër substanciale që dallon kontekstin e ri qëndron në faktin se pothuajse asnjëherë nuk jemi realisht të vetëdijshëm (ose nuk jemi të vetëdijshëm deri në fund) se “jetojmë në një flluskë”. Dhe kjo ka implikime të natyrshme, që nuk kanë të bëjnë vetëm me penetrimin e kolosëve të mëdhenj të uebit në privatësinë tonë. Për sa i informacioni ka qenë gjithmonë i anshëm dhe për sa gazetat (edhe ato të privuara nga konotacione të dukshme politik) kanë dhënë gjithmonë përfaqësime të “anshme” të botës, çdo qytetarë i veçantë, të paktën në kontekstet pluraliste, vërente mundësinë e zgjedhjes së vlerjes apo leximit të një gazete apo një tjetre. Edhe pse televizioni e kishte një aftësi depërtuese shumë më të lartë, telekomanda ja linte gjithsesi spektatorit të drejtën e ndryshimit të kanalit, duke zgjedhur nëse t’i ekspozohej ose jo një fluksi informative të caktuar. E gjitha kjo në pjesën më të madhe mungon në kontekstin komunikues që po merr formë. Sepse asnjëri prej nesh nuk është realisht në gjendje të kuptojë se në çfarë mase algoritmet po na ndërtojnë një botë “me masë”. Me fjalë të tjera, kur na bombardojnë me mesazhe publicitare të “personalizuar”, shumë afër me preferencat tona, jemi të ndërgjegjshëm se këto oferta janë frut i punës së algoritmeve. Por kur kërkojmë një lajm në ueb tentojmë gjithsesi të mendojmë se informacionet që na arrijnë janë “objektive”, “neutrale” apo se janë po ato që shikojnë të gjithë përdoruesit e tjerë. Kjo do të thotë se nuk arrijmë të kuptojmë deri në fund sesa është i trashë filtri i flluskës ku ndodhemi dhe, për më tepër, kjo nuk varet (ose nuk varet në mënyrë ekskluzive) nga zgjedhja jonë e vetëdijshme.

Sigurisht që bota e flluskave ka avantazhe të mëdha, në mos tjetër për faktin që aftësia parashikuese e algoritmeve shpesh na i bën gjërat shumë më të lehta. Një gjë e pakëndshme jo pak e rëndësishme – që shumë kritikë të rrjetit kanë evidentuar në vitet e fundit – konsiston në reduktimin e dritares nga e cila vëzhgojmë botën dhe, për pasojë, në modifikimin e të njëjta premisave të pluralizmit e të diskutimit publik, përtej vetë lirisë individuale. “Algoritmet na kanë çliruar nga udhëtimet në grup, nga pikëpamjet e detyruara dhe nga ndalimet e detyruara përpara panoramave për suvneir”, ka shkruar për shembull Dominique Cardon, por njëkohësisht “kontribuojnë për ta drejtuar përdoruesin e internetit në atë rrugë të kakuluar, efikase, automatike, që u përshtatet dëshirave tona duke na rregulluar, fshehurazi, në trafikun e të tjerëve”. Dhe duke ndjekur rrugën që na tregojnë algoritmet, pa e kuptuar se humbasim nga shikimi peisazhin, rrugët alternative, rrugët pak të frekuentuara. Me fjalë të tjera, flluska në të cilën gjendemi të burgosur në mënyrë jo të vetëdijshme eliminon nga fushëpamja jonë pikëpamjet alternative dhe të gjitha opsionet e tjera që nuk akordohen me atë që kemi adoptuar në të kaluarën.

Natyrisht, diskutimi kritik mbi ambivalencën e algoritmeve dhe pasojat e pushtetit mbi lirinë individuale është e destinuar të vazhdojë në të ardhmen e afërt, për motivin e thjeshtë se një botë e shënuar nga mbingarkesa e informacioneve dhe nga “rënia e vëmendjes” filtri i “personalizuar” i algoritmeve do të bëhet një instrument gjithnjë e më i domosdoshëm për t’u çliruar nga masa e lajmeve, ofertave dhe mesazheve nga e cila do të prekemi. Por një pasojë që qysh sot nuk mund ta nënvlerësojmë ka të bëjë me terrenin specific politik. Në fakt, lindja e bubble-democracy implikon jo vetëm copëzimin e publikut në një numër segmentesh, por ka mundësi edhe një tendencë drejt polarizimit politik. Sepse flluskat tentojnë jo vetëm që të jenë vetëreferuese, por edhe të shprehin pozicione ekstreme, që shpesh janë të gatshme deri të anashkalojnë vërtetësinë e informacioneve dhe vetë mundësinë për të verifikuar që lajmet kanë ndonjë bazë në faktet reale.

Në këtë rast përgjegjësitë nuk janë vetëm të algoritmeve, pasi këto të fundit në shumë aspekte kufizohen në forcimin e mekanizmave të adoptuara spontanisht nga përdoruesit e rrjetit. Me fjalë të tjera, “flluska” krijohet në radhë të parë nga secili prej nesh, që tenton të ndërveprojë kryesisht me ata që kanë opinion të ngjashme, duke i kufizuar në minimum shkëmbimet me ata që e mendojnë ndryshe. Nga ky këndvështrim, proliferimi i flluskave tenton të kombinohet edhe me një lloj “tribalizimi” jo shumë të ndryshëm nga ai që shumë vite më parë kishte parashikuar Michel Maffesoli. Dhe nëqoftëse “tribalizimi” ka të bëjë me preferencat ushqimore, ezoterizmin apo teoritë e komplotit, natyrisht që përfshin edhe preferencat politike. Për sa i përket kësa, shumë hulumtime kanë nxjerrë në fakt se sjellja e përdoruesve në brendësi të rrjeteve social tenton të jetë, sidomos për sa u përket informacioneve politike, tendencialisht homophile: me fjalë të tjera, shumica drrmuese e përdoruesve tenton që të kenë miq që ndajnë të njëjtat ide politike dhe vlera, por sidomos u ekspozohet ekzkluzivisht burimeve të informacionit që konfirmojnë opinionet e tyre.

Një hulumtim mjaft i njohur, botuar nga Eytan Bakshy, Solomon Messing e Lada Adamic në 2015, ka treguar për shembull se, mbi bazën e një studimi të kryer mbi 10 milion llogari në Facebook, që janë të njëjtit përdorues që “mbyllen” në një flluskë informative, pasi zgjedhin miq në pjesën më të madhe të afërt me të njëjtin rreshtim politik. Midis miqve të përdoruesve “konservatorë” vetëm 20% rezultonte në fakt e përbërë nga “liberalë”, ndërsa përdoruesit “liberalë” kishin jo më shumë se 18% të miqve “konservatorë”. Me fjalë të tjera, sipas këtij investigimi, çdo përdorues i veçantë, më shumë se ta eksploronte uebin për ta zgjeruar vizionin e tij të botës, tenton që të kërkojë konfirmime ndaj këtij vizioni dhe besimeve të veta, duke përjashtuar kështu këdo që vihet në konflikt me narrativën e tij. Dhe natyrisht që kjo përzgjedhje fillestare forcohet nga algoritmet, me rezultatin që lajmet e ardhura nga kampi kundërshtar rezultojnë akoma edhe më të kufizuara.

E vullnetshme apo e pavullnetshme qoftë, mbyllja në flluskë, kombinuar me procesin e “tribalizimit”, nuk mund të mos e favorizojë një process radikalizimi. 15 vite më parë, Cass Susstein kishte individualizuar një tendencë ndaj “polarizimit” të grupeve, që i detyrohej faktit që, nëqoftëse njerëz me interesa dhe opinion të ngjashme diskutojnë midis tyre (dhe ekskluzivisht midis tyre), në fund do të përfundojnë me marrjen e një pozicioni gjithnjë e më ekstrem, duke pësuar efektet e një sugjestionimi reciprok. Problem është se mungesa e “publikut” dhe, për pasojë, edhe e konfrontimit me pozicione heterogjene shkrep pikërisht një mekanizëm polarizimi, që e çon çdo grup të mbyllet ndaj opinionesh alternative dhe të forcojë progresivisht vizionin e tij të gjërave. Siç e kanë konfirmuar shumë kërkime në këto vite, rrjetet sociale përbëjnë kështu një lloj echo chamber, një dhomë akustike, e mbyllur ndaj botës së jashtme, në të cilën secili prej nesh tenton jo vetëm të dëgjojë të njëjtat opinion, por t’i dërgjojë deri edhe të amplifikuara. Me rezultatin që bindemi se bota mendon pikërisht si ne dhe se është pothuajse e pabesueshme që është dikush i gatshëm të besojë një version të fakteve të ndryshëm nga i yni.

Është e qartë se pikërisht mekanizmat e polarizimit dhe të homofilisë që karakterizojnë echo chamber mund të shpjegojnë proliferimin e fake news. Një kërkim i kryer në 2014 nga Laboratorio di Computational Social Science IMT-së në Lucca lidhur me një echo chamber “komplotiste” dhe një “shkencore” ka treguar për shembull një tendencë shumë të fortë ndaj polarizimit dhe homofilisë në transmetimin e informacioneve. Me fjalë të tjerë, mundësia që një përdorues të ndajë një postim të ndarë më parë nga një përdorues tjetër me të njëjtin vizion të botës (në këtë rast “komplotist” apo “shkencor”) ka rezultuar e barabartë me 97%. Kjo do të thotë se zinxhirët e transmetimit të informacioneve në pjesën më të madhe, në mos ekskluzivisht, janë homophile dhe brenda të njëjtës echo chamber. Dhe kjo tendencë duket shumë më e fortë pikërisht në ata përdorues që i përdorin në mënyrë më intensive rrjetet sociale.

Në 1895, në fillim të pamfletit më të famshëm të tij, Gustave Le Bon shpalli solemnisht nisjen e një “epoke turmash” të re. Edhe pse nuk mund të parashikohej se mbi çfarë bazash do të ngrihej shoqëria e së ardhmes, shkruante Le Bon, “ato duhej të merrnin parasysh një sovran të ri të fuqishëm të epokës moderne: fuqinë e turmave”. Duke i rilexuar sot faqet e Le Bon, është pothuajse e pashmangshme të dallohen shumë element të “turmës psikologjike: që përshkruante në ato grupime dixhitale që popullojnë uebin. Midis të tjerëve ka qenë edhe filozofi me origjinë koreane Byung-Chul Han ai që parapa disa analogji midis gjendjes në të cilën jetojmë dhe asaj që Le Bon kishte përpara vetes. Por turma e re është për Han një koshere dixhitale, që “nuk posedon asnjë lloj shpirti” dhe që “është e përbërë nga individë të izoluar”. Ndërsa masa mund të marshonte, kosherja dixhitale nuk mund ta bëjë, sepse është jetëshkurtër, jokoherente dhe e destinuar që të shpërbëhet ashtu siç është formuar.

Nëqoftëse aureola e kosheres është mbi të gjitha një simbol efikas i një shqetësimi të përhapur lidhur me rreziqet e një identiteti “likuid”, është edhe një metaforë në gjendje që të përfaqësojë logjikën me të cilën agregohen dhe ndahen ato flluska që popullojnë uebin. Është mbi të gjitha një metaforë që mundëson të sqarohet diferenca ndaj “masave” që partitë e Nëntëqindës synonin të edukonin, organizonin dhe mobilizonin. Sigurisht, edhe ato masa qenë në disa raste të paktën “botë më vete”, nga momenti që ndanin vizione të “pjesshme” (nganjëherë deri sektare) të realitetit. Por ato përfaqësime, përveçse qenë shumë më jetëgjata se “narrativat” bashkëkohore, qenë në pjesë të madhe fruti i një konstruksioni teoriko – kulturor të partive të Nëntëqindës.

Edhe në rastin ku nuk qenë partitë që krijuan ato Ëeltanschauung, ato gjithsesi shërbenin si gardiane, duke ia forcuar dhe kultivuar simbolet e identifikimit, falë aparateve të qëndrueshme të komunikimit, në shoqata kolaterale të specializuara, më propagandën kapilare të kryer në territor. Ajo botë – e dimë mirë – kishte shumë të mira dhe shumë difekte, por çonte në një polarizim që ishte në thelb ndryshe nga ai i sotmi, për motivin e thjeshtë që në bubble-democracy partitë (të paktën për momentin) nuk janë as ndërtuesit, as administratorët kryesorë e narrativave dhe emotivitetit të koshereve dixhitale. Sot partitë – ose ajo që mbetet prej tyre – nuk duken bile as minimalisht në gjendje të qeverisin trajektoret e koshereve dixhitale. Më shumë duken të destinuar që t’u drejtohen evolucioneve, në tentativën për t’i kapur gjendjet shpirtërore, entuziazmet, shpërthimet e zemërimit apo të agregojnë qoftë edhe për një çast “flluskat” rreth një vizioni unitar. Sidomos duken për shumë aspekte deri të shtrënguar të ndjekin dhe ushqejnë shtytjen e tyre drejt “polarizimit”. Me efekte saktësisht të kundërta me atë të demokracisë së publikut, pasi në këtë rast tendenca nuk është më centripete, por centrifuge. Në bubble-democracy, teksa votuesi mesatar e humbet centralitetin e tij, për të fituar zgjedhjet bëhet gjithnjë e më e rëndësishem të motivohet dhe të shkojnë në zgjedhje ata votues që përndryshe do të ishin të orientuar drejt “jo votimit”, duke i mobilizuar me mesazhe radikalë, të mbështetur mbi “polarizimin”, dhe duke parë se flukset komunikuese dhe informative tentojnë të mos kalojnë më nga mediat e mëdha gjeneraliste, bëhet në fakt e domosdoshme në hapësirat “tribale” ku agregohen flluskat, duke shfrytëzuar valën e lëvizjes së “kosheres dixhitale” dhe, natyrisht, duke ia nxjerrë në plan të dytë sjtytjen drejt polarizimit.

Natyrisht që ka një objeksion pothuajse të pritur ndaj hipotezës së po merr formë një bubble-democracy dhe se tendenca ndaj polarizimit dhe copëzimit të publikut po bëhet një fat i pashmangshëm. Ky objeksion nuk mund të mos nënvizojë se televizioni është akoma kanali kryesor informative për shumë qytetarë, sesi spektakli politik kalon akoma kryesisht nga televizioni dhe sesi parcelizimi i publikut në flluska vetëreferuese është një fenomen gjithsesi marxhinal dhe i kufizuar në xhepa të vegjël, kryesisht përqëndrohet në fashat e moshave më rinore. Praktikisht bëhet fjalë për një objeksion në pjesën më të madhe të bazuar. Pavarësisht kësaj, ka shumë të ngjarë që e ardhmja e afërt e jona do të jetë gjithnjë e më shumë e populluar nga flluska, echo chamber e “koshere dixhitale” dhe se “publiku” është vërtet i destinuar të shpërbëhet. Sipas Raportit 2016 lidhur me Digital Neës të hartuar nga Reuters Institute, në demokracitë perëndimore televizioni mbetet praktikisht një kanal i rëndësishëm aksesi për lajmet, por tendenca shkon drejt një rritjeje konstante të rëndësisë së rrjetit, që nga ana tjetër është bërë një burim i rëndësishëm për 73% të qytetarëve. Por e dhëna ndoshta më domethënëse është se janë pikërisht rrjetet sociale – që për më tepër kontribuojnë në “copëzimin” e përmbajtjeve televizive – që bëhen gjithnjë e më ndikues, pasi qysh sot është tashmë 46% e të intervistuarve (pothuajse dyfishi referuar 2013) që deklaron se përdor këto instrumenta dhe sidomos Facebook, si burim informacioni.

Për sa është gjithmonë e vështirë të bëhen parashikime në këtë fushë, ka shumë të ngjarë që kjo tendencë të jetë e destinuar të rritet, edhe si pasi pothuajse e pashmangshme e “rënies së vëmendjes”. Kështu që gjithçka të bën të mendosh se kemi hyrë tashmë në “erën e kosheres” e të bubble-democracy. Dhe siç thoshte Le Bon më shumë se një shekull më parë lidhur me “forcën e turmave” – kush nuk dorëzohet që të qeveriset nga logjika emotive dhe iracionale e neotribalizmit të uebit domsdoshmërisht do të duhet të zotërojë “psikologjinë e kosheres”. Ndërkaq, mund të jemi të sigurtë, në ndonjë cep të botës, një Makiaveli aspirant i bubble-democracy po shkruan tashmë një Princ 3.0.

(Damiano Palano është Profesor i Filozofisë Politike. Jep mësim pranë Fakultetit të Shkencave Politike e Sociale të Universitetit Katolik Sacro Cuore të Milanos)

Përgatiti: Bota.al

    Data: 19 Qershor 2017 11:03
    Autori: Damiano Palano
    • Nacionalizmi autoriar, jo populizmi, është kërcënimi real për demokracinë 0

    Të tjera