Nis shpërndarja e pagës së “luftës” në Shqipëri, kush janë përfituesit e parë - Gazeta Express
string(74) "nis-shperndarja-e-pages-se-luftes-ne-shqiperi-kush-jane-perfituesit-e-pare"

Nis shpërndarja e pagës së “luftës” në Shqipëri, kush janë përfituesit e parë

Gazeta Express

06/04/2020 21:17

Mbrëmjen e sotme kryeministri Rama njoftoi se ka filluar përfitimi i pagës së luftës nga bizneset e vogla dhe qytetarët.

Sipas Ramës janë fillimisht 9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese që kanë përfituar ditën e sotme pagën e ‘luftës’ nga qeveria.

Lexo Edhe:

Rama bën me dije se janë 36,400 biznese të fashës 0-14 mln dhe mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, të cilët kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës.

“Informacioni i ditës së sotme për pagat e luftës për biznesin e vogël që ka mbyllur aktivitetin. 9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar sot, Pagën e Luftës të ofruar si mbështetje e drejtpërdrejtë nga qeveria. Mbi 36,400 biznese të fashës 0-14 mln (140.000USD) xhiro në vit, me mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës.

Ndërkohë, për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar. Çdo vend pune është jetik për ata që e kanë dhe për familjen tonë të madhe. Ndaj së bashku me çdo kompani e punëdhënës, por edhe në reflektim të solidaritetit e përgjegjshmërisë së tyre sociale, ne do të bëjmë çmos ta mbajmë aktive këtë armatë punonjësish, që nesër do të jenë në vijën e parë të betejës për shërimin e ekonomisë sonë të plagosur nga lufta”, shkruan ai.