Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: Vdes 17-vjeçari në aksident, iu përfshi vetura nga zjarri - Gazeta Express
string(85) "ngjarje-e-rende-ne-mitrovice-vdes-17-vjecari-ne-aksident-iu-perfshi-vetura-nga-zjarri"

Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: Vdes 17-vjeçari në aksident, iu përfshi vetura nga zjarri

Gazeta Express

10/07/2020 9:18

Sot rreth orës 05:40, në rrugën rajonale Prishtinë – Mitrovicë, gjegjësisht në fshatin Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku i përfshirë ishte një automjet me targa vendore.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që drejtuesi i automjetit nuk ua ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes se automjetit kushteve dhe fushëpamjes së rrugës, me ç’rast dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur poshtë urës, ku me pas automjeti ishte përfshirë nga zjarri.

Lexo Edhe:

Pas aksidentit, pasagjeri arrin të dalë nga automjeti kurse vozitësi mbetet brenda automjetit. Në vendngjarje përveç njësive policore ka dalë mjeku kujdestar i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e vozitësit A.K., 17 vjeç, kurse pasagjeri I.A., 20 vjeç, është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.