Nga “Lëndim i lehtë trupor” në “Sulm”, Prokuroria del me njoftim për burrin që rrahu një grua në market - Gazeta Express
string(98) "nga-lendim-i-lehte-trupor-ne-sulm-prokuroria-del-me-njoftim-per-burrin-qe-rrahu-nje-grua-ne-market"

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 9:50

Nga “Lëndim i lehtë trupor” në “Sulm”, Prokuroria del me njoftim për burrin që rrahu një grua në market

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 9:50

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se është kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit ndaj F.B. i cili ka rrahur një grua në një market në Prishtinë, raporton Express

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se vepra penale e cila rëndon mbi të dyshuarin është “Sulmi”.

Lexo Edhe:

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet F.B., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se prokurori i Shtetit të hënën ka paraqitur kërkesën që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e paraburgimit.

“Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, në njërin market në Prishtinë, ku personi i lartcekur dyshohet se me grushte ka sulmuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’ rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor, andaj prokurori i shtetit, më 25.10.2021, ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndryshe, në raportin 24 orësh të së hënës, Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë rast, të cilin e ka cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Në raportin e policisë, është bërë e ditur se rasti ka ndodhur të dielën në orën 14:20. 

Sipas këtij raporti, sulmi fizik ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje.

Viktima në këtë rast ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR-Prishtinë, 24.10.2021 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.​