Në Jarinje kapen aparatura të kriptovalutave, ditën kur u votua pagesa e rrymës për serbët - Gazeta Express
string(89) "ne-jarinje-kapen-aparatura-te-kriptovalutave-diten-kur-u-votua-pagesa-e-rrymes-per-serbet"

Në Jarinje kapen aparatura të kriptovalutave, ditën kur u votua pagesa e rrymës për serbët

Lajme

Gazeta Express

07/05/2021 9:33

Këto aparatura shpenzojnë sasi enorme të rrymës. Dyshohet që në veri ka aktivitet të dendur kriminal të kësaj natyre, shkruan Gazeta Express.

Dhjetëra aparatura të kriptovalutave janë kapur nëpër vetura dhe pastaj janë konfiskuar. Kjo ngjarje ka ndodhur në Jarinje dje gjatë ditës.

Lexo Edhe:

Gazeta Express ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen edhe aparaturat e kriptovalutave.

Këto pajisje janë konfiskuar nga ana e Doganës së Kosovës.

Aparaturat për kriptovaluta janë konfiskuar pikërisht në të njëjtën ditë kur deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë bërë bashkë për ta miratuar në Kuvendin e Kosovës propozimin që shteti t’i ndajë mbi 10 milionë euro për t’ua paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës.

Në media është raportuar ditëve të fundit se në veri ekzistojnë me qindra e mijëra pajisje të tilla që prodhojnë valuta digjitale.

Tutje, është raportuar se banorët e komunave veriore kanë filluar t’i lëshojnë me qira pronat e tyre për ata që merren me prodhimin e valutave digjitale./GazetaExpress/