“Ndoshta Neymar di diçka për kalimin e Messi në PSG” - Gazeta Express
string(50) "ndoshta-neymar-di-dicka-per-kalimin-e-messi-ne-psg"

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 23:59

“Ndoshta Neymar di diçka për kalimin e Messi në PSG”

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 23:59

Legjenda e Blaugranas, Rivaldo, nuk është i befasuar me deklaratën e brazilianit që i thotë kampionëve të Francës që ta transferojnë argjentinasin

Neymar ka shprehur dëshirën që të ribashkohet me Lionel Messi sepse ai “tashmë e di që Paris Saint-Germain janë duke biseduar për këtë gjë”, thotë Rivaldo, me legjendën e Basrcelonës që thotë se ylli i kësaj skuadre veçse ka vendosur të largohet nga Camp Nou.

Lexo Edhe:

Spekulimet erdhën pasi që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë Messi e dëshironte në verë largimin nga Katalunia.

Pak klube kanë fuqi të madhe financiare për të paguar çmimin e Messi që e kërkon Barcelona [por këtë ata mund të bëjnë në verë, pasi që argjentinasit i skadon kontrata.

PSG kishte rënë nga kjo kategori në verë pasi që thuhej se Manchester City ishte me afër transferimit të tij.

Rivldo beson se ëndrra e Neymar mund të bëhet shpejt realitet, pasi që kjo do të ishte një lëvizje e madhe e PSG-së që ta mbante në skuadër edhe Kylian Mbappe.

“Pas ndeshjes (kundër Manchester United), Neymar tha se ai do të dëshironte që të luante me Lionel Messi dhe kjo ka mundësi që të ndodh verën e ardhshme”, tha Rivaldo për Betfair.

“Ata janë shokë dhe flasin shumë me njëri tjetrin. Duke e ditur që kontrata e Messi me Barcelonën skadon, besoj që ylli brazilian është duke bërë presion që të nënshkruajnë më të sezonin e ardhshëm”.

“Messi është i lirë që të bëj negociata me klube tjera që në janar, kështu që kalimi në Francë është i mundshëm”.

“Messi duket se po shikon për një aventurë të re në karrierën e tij dhe PSG e di këtë dhe që ata nuk kanë nevojë ta paguajnë Barcelonën asgjë. Klubi francez mund të jenë duke u përgatitur për të nënshkruar me argjentinasin e që ai të jetë bashkë me Neymar përsëri”.

“Do të ishte mirë që t’i shohim ata duke luajtur bashkë përsëri dhe nuk mendoj që komentet e Neymar janë aksident. Ndoshta ai tashmë e di që PSG janë në bisedime me Messi”.

“Sipas raporteve, Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga PSG për në Real Madrids, por me këtë mundësi ku ai do të luajë bashkë me Messi dhe Neymar, francezi do të qendrojë prapë në Paris”.

“Nëse PSG arrin që ta këtë për tri sezone të reja këtë treshe fanstastike, sigurisht që do të ishin konkurrues në çdo garë”.

Barca ende nuk është dorëzuar dhe synon kontratë të re me Messi, të cilën gjë e thonë shumica e kandidatëve për president – në zgjedhjet që do të mbahen më 24 janar – kurse dëshira për ta mbajtur sulmuesin ende ekziston tek ta. /GazetaExpress/