Ndizet flakadani në Natën e Zjarreve në Prekaz - Gazeta Express
string(46) "ndizet-flakadani-ne-naten-e-zjarreve-ne-prekaz"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2021 18:44

Ndizet flakadani në Natën e Zjarreve në Prekaz

Lajme

Gazeta Express

07/03/2021 18:44

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmbyllet sonte me manifestimin Nata e Zjarreve në Prekaz.

Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës së Qëndresës në 23-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Lexo Edhe:

Pas ndezjes së flakadanëve do të mbahet edhe një koncert muzikor.

Ky manifestim tradicional treditor edhe kujton e lartëson heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Më 5 dhe 6 mars, në 21-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, u shënuan aktivitete të ndryshme.

Ndërsa në ditën e tretë të Epopesë, ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.