NATO reagon pas situatës së krijuar në veri, mesazh Kosovës dhe Serbisë - Gazeta Express
string(70) "nato-reagon-pas-situates-se-krijuar-ne-veri-mesazh-kosoves-dhe-serbise"

NATO reagon pas situatës së krijuar në veri, mesazh Kosovës dhe Serbisë

Lajme

Gazeta Express

24/09/2021 18:15

NATO ka bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Në një reagim në twitter të zëdhënëses së NATO-së, Oana Lungescu, thuhet se NATO bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog.

Lexo Edhe:

“Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka shkruar Lungescu./Express/