Mundësia për koalicion me PDK-në? Flet Lutfi Haziri - Gazeta Express
string(50) "mundesia-per-koalicion-me-pdk-ne-flet-lutfi-haziri"

Mundësia për koalicion me PDK-në? Flet Lutfi Haziri

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 7:38

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka vendosur që të shkojë në koalicion parazgjedhor vetëm me AKR-në e Behgjet Pacollit, raporton Gazeta Express.

Nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në në një koalicion paszgjedhor.

Lexo Edhe:

Haziri megjithatë ka thënë se PDK duhet të mbetet edhe kësaj radhe në opozitë.

“14 shkurti është dita kur në Kosovë do të vendoset kush me kë do të ‘dashurohet’ politikisht. Askush pa askënd nuk mund të funksionojë”, ka thënë Haziri, për Mediafokus.info.

Ai shton se nuk beson se LDK-ja mund të bëjë koalicion me PDK-në.

“Besoj nuk do të ketë nevojë të bëjmë koalicion me PDK-në edhe në një proces zgjedhor”, ka shtuar nënkryetari i LDK-së./GazetaExpress/