Muajin e ardhshëm në Kosovë vijnë ekspertët për Ujmanin - Gazeta Express
string(55) "muajin-e-ardhshem-ne-kosove-vijne-ekspertet-per-ujmanin"

Muajin e ardhshëm në Kosovë vijnë ekspertët për Ujmanin

Gazeta Express

27/09/2020 21:02

Për rreth 30 ditë në Kosovë do të arrijnë ekspertët amerikanë për liqenin e Ujmanit.

Studimi i fizibilitetit në Liqenin e Ujmanit është vetëm një prej pikave të marrëveshjes së 4 shtatorit, që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo Edhe:

Kryeministri Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.