MSH-ja sqaron tre skenarët e mundshëm të fillimit të vitit të ri shkollor në Kosovë - Gazeta Express
string(79) "msh-sqaron-tre-skenaret-e-mundshem-e-fillimit-te-vitit-te-ri-shkollor-ne-kosove"

Gazeta Express

06/08/2020 9:14

MSH-ja sqaron tre skenarët e mundshëm të fillimit të vitit të ri shkollor në Kosovë

Gazeta Express

06/08/2020 9:14

Viti shkollor 2020/2021 mund të fillojë përsëri në distancë. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur për Radio Kosovën, se janë duke bërë të gjitha përgatitjet që mësimi të fillojë në mënyrë të rregullt, por nëse kjo pamundësohet për shkak të pandemisë, atëherë mësimi mund të zhvillohet online. Ministria njoftoi se është duke u përgatitur një koncept-dokument për mësimin në distancë.

Ashtu siç përfundoi viti shkollor 2019/20 përmes platformës online, mund edhe të fillojë mësimi në shtator përmes kësaj platforme. Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Diellza Kukaj, tha për Radio Kosovën se Ministria po bën të gjitha përpjekjet për të filluar mësimi në mënyrë të rregullt. Por, ajo theksoi së nëse institucionet përkatëse shëndetësore nuk e rekomandojnë këtë për shkak të pandemisë, atëherë është duke u përgatitur një koncept-dokument për mësimin në distancë.

Lexo Edhe:

“Ministria e Arsimit është duke konsultuar praktikat më të mira në rajon, për mbajtjen e mësimit në distancë, me kosto më të përshtatshme në kushte dhe mundësitë në Kosovë, në përputhje me parimet e ekonomisë, efikasitetit dhe efektivitetit, në mënyrë që viti i ri shkollor të jetë mirë i përgatitur, më gjithëpërfshirës dhe më cilësor”.

Zëdhënësja Kukaj bëri të ditur se janë përgatitur edhe tre skenarë të cilët do të realizohen në përputhje me shkallën e rrezikut nga virusi COVID-19.

“Është skenari i parë, që do të thotë të kemi mësim me prezencë në institucione, ku parashihet të mbrohemi me masat e rekomanduara, si shkurtimi i orëve, distanca, shkurtimi i grupeve, etj; Skenari i dytë parasheh mësimin e kombinuar: prezent dhe mësimin në distancë dhe skenari i tretë, nënkupton kushtet që nuk parashihet të mbahet mësimi në shkollë, atëherë kemi mësimin në distancë në TV dhe përmes platformës online.”

Gjysmë vjetori i parë i vitit shkollor 2019/20 ishte zhvilluar në shkolla, ndërsa më 12 mars mësimi në objekte shkollore ishte ndërprerë për të rifilluar më 23 mars përmes RTK-së, pasi u regjistruan rastet e reja me COVID-19. Mësimi nga distanca ishte domosdoshmëri pas situatës së krijuar nga pandemia. Pas zhvillimit të mësimit, ishte bërë edhe një udhëzues për vlerësimin e nxënësve nga distanca. Sipas Ministrisë së Arsimit, në mësimin online janë përfshirë 89.4 për qind e nxënësve, ndërsa të tjerët nuk janë përfshirë në mungesë të teknologjisë.