10
*
° °

Vazhdon të mbajë mot i butë dhe me diell, në fundjavë shi

15.02.2017 - Ditëve të ardhshme vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e fushave me presion të lartë dhe masave të ngrohta ajrore që po sjellin mot më të butë dhe me diell. Ndërkohë nga Atlantiku verior turbullira me masa të ftohta ajrore, ditëve të fundjavës do të depërtojnë mbi rajon, duke sjellur vransira dhe reshje shiu, si dhe rënie të lehtë të temperaturave.

Të enjten do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me diell, e të premten pjesërisht i vranët.  Në fundjavë më pas pritet përkeqësim i motit, me vransira që do të shtohen dhe me reshje lokale shiu.  Në vise malore priten edhe reshje bore.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -4C deri në -2C, e ato maksimale do të rriten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore deri në 10C.  Në fundjavë temperaturat do të zbresin lehtë, minimalet do të luhaten nga 0C deri në +1C, e ato maksimale nga 6C deri në 7C.
Do të fryejë erë e lehtë nga juglindja-jugu-jugperëndimi 1-4m/s, e shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale, edhepse në fundjavë pritet të pësojë rënie.