10
*
° °

​Uikendi me mot të nxehtë, mundësi për riga lokale shiu

Për uikend pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë me temperatura maksimale deri në 33C ditën e diel. Pasdite vonë dhe gjatë mbrëmjeve vende-vende do të ketë mundësi për riga lokale shiu dhe ndonjë bubullimë.

12.06.2015 - Nga dita e premte mbi vendin tonë ka filluar të depërtojë një valë e të nxehtit nga Afrika veriore, e cila gjatë ditëve të uikendit do të sjell mot më të ngrohtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të rriten edhe mbi 30C, deri në 32C-33C ditën e diel. Por, pasditeve dhe gjatë mbrëmjeve do të ketë edhe zhvillime të vransirave lokale, të cilat vende-vende do të sjellin mundësi për riga lokale shiu dhe ndonjë bubullimë. Edhe temperaturat minimale do të rriten dhe do të sillen nga 14C-16C. Era do të fryejë nga jugperëndimi 3-6m/s, me hove gjatë mbrëmjeve deri në 10m/s.

Sipas tendencave të fundit, kah mesi i javës pritet që mbi rajon të depërtojnë masa më të freskëta ajrore, të cilat do të zbresin temperaturat deri në 22C-25C dhe do të sjellin mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.