10
*
° °

Të shtunën mot i butë me intervale më të gjata me diell, të dielen riga lokale shiu

17.03.2017 - Në fundjavë vendi ynë, në përgjithësi do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, por të dielen në mëngjes një sistem frontal pritet të kaloj në lindje të rajonit, që të dielen vende-vende pritet të sjellë riga lokale shiu.

Të shtunën do të mbajë mot i butë, paradite kryesisht me diell.  Gjatë ditës gradualisht vransirat do të shtohen, ndërsa të dielen do të mbajë mot kryesisht me vransira, vende-vende, paradite dhe pasdite priten riga lokale shiu.

Në fillim të javës së ardhshme masat e ngrohta ajrore, do të vazhdojnë të avancojnë mbi rajonin tonë, duke sjellur mot më të ngrohtë, me vransira të pjesëshme dhe intervale më të gjata me diell.
Temperaturat e ajrit do të luhaten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale, që do të sillen nga 0C deri në 6C, e ato maksimale nga 16C, në fundjavë, në fillim të javës pritet të rriten edhe deri në 20C.
Do të fryejë erë jugperëndimore 6-12m/s, e të dielen edhe nga veriperëndimi 4-8m/s.  Shtypja atmosferike të luhatet rreth vlerave normale.