10
*
° °

Të premten mot i nxehtë, në fundjavë shtrëngata me shi

6.06.2018 - Fusha jostabile të presionit të ulët nga Atlantiku do të kalojnë mbi rajonin tonë duke favorizuar mot të ndryshueshëm me intervale me diell dhe zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e premte një valë e shkurtër e të nxehtit do të përshkoj rajoni që do të sjellë temperatura të larta, vende-vende deri në 34C.

7.06 - Paradite mot kryesisht me diell.  Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
8.06 - Mot i nxehtë, kryesisht me diell.  Pasdite vonl, rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.
9.06-10.06 - Mot kryesisht me vransira dhe shtrëngata të shpërndara me shi.
11.06 - Mot pjesërisht i vranët, me mundësi për riga lokale shiu gjatë paradites. 

Temperaturat e ajrit, do të mbesin ndjeshëm lartë mbi mbi vlera mesatare, e ditëve të fundjavës do të zbresin në vlera mesatare.  Minimalet do të sillen nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 28C deri në 31C, e në fundjavë pritet të zbresin në 24C.
Do të fryejë erë e lehtë nga jugperëndimi, e të premten mesatarisht të fuqishme nga juglindja 4-12m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë nën vlera normale.