10
*
° °

​Të mërkurën mbrëma riga lokale shiu, të enjten më freskët

Të mërkurën gjatë ditës pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngrohtë, e gjatë mbrëmjes vransirat do të shtohen dhe priten mundësi për riga lokale shiu. Të enjten dhe të premten më freskët me maksimale rreth 20C-22C. Në fillim të muajit korrik shfaqen tendenca për një valë të nxehtit që do përfshijë pjesën perëndimore dhe qëndrore të kontinentit, e më pas edhe rajonin tonë.

23.06.2015 - Edhe ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore që po vijnë nga Mesdheu, ku pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, por pasdite vonë dhe gjatë mbrëmjes një front i ftohtë nga veriperëndimi pritet të kaloj mbi vendin tonë duke sjellur vransira dhe mundësi për riga lokale shiu, e vende-vende edhe ndonjë bubullimë. Reshjet vende-vende pritet të vazhdojnë edhe të enjten gjatë mëngjesit. Temperatura maksimale nesër pritet të ngritet deri në 27C-28C, ndërsa era do të fryejë nga verilindja 1-3m/s, e gjatë mbrëmjes priten hove edhe deri në 9m/s.

Pas kalimit të frontit të ftohtë, ditën e enjte e të premte do të mbajë mot më i freskët, të enjten vransirat do të shpërndahen dhe pasdite priten intervale me diell, e të premten pasdite sërish priten vransira, e vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat maksimale do të zbresin deri në 20C-22C, e ato minimale do të luhaten nga 9C-10C. Era do të fryejë mesatarisht nga verilindja me shpejtësi 3 deri 9m/s.

Sipas parashikimeve të fundit, në fillim të muajit korrik, një anticiklon nga Afrika pritet të përfshijë Europën perëndimore dhe qëndrore, e më pas edhe rajonin tonë, që do të sjellë një valë me mot të nxehtë dhe me diell, me temperatura maksimale që do të rriten edhe mbi 30C. Ditëve në vijim do të kemi më shumë informata dhe saktësi rreth kësaj vale të nxehti.