10
*
° °

Të enjten shi, në fundjavë mot më i ngrohtë

7.03.2018 - Fushat e presionit të ulët mbesin ende të pranishme në pjesën më të madhe të Europës perëndimore, ndaj edhe sonte dhe nesër një vorbull ciklonike nga Italia do të kaloj mbi rajonin tonë, që do të sjellë sërish reshje shiu. Nga dita e premte fusha të presionit të lartë nga Afrika veriore dhe masa të ngrohta ajrore, me shtrirjen e tyre mbi rajon do të kushtëzojnë mot më të ngrohtë në fundjavë.

Sot gjatë ditës do të mbajë mot i butë dhe me erë, me vransira dhe diell.  Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

8.03 - Mot kryesisht i vranët, kohëpaskohe me shi.  Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.
9.03 - Mot i butë, paradite me vransira, e gjatë ditës dhe në mbrëmje priten kthjellime.
10.03-11.03 - Në fundjavë pritet të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht me diell.  Gjatë orëve të mbrëmjes vransirat do të shtohen, e vende-vende priten edhe mundësi për reshje shiu.
12.03 - Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell.  Paradite dhe gjatë ditës me shi.

Ditëve të ardhshme me përmirësimin e motit dhe depërtimin e fushave të presionit të lartë, nuk pritet të kemi qarkullim të mjaftueshëm ajror, kështuqë vlerat e indeksit AQI nga të mira dhe mesatare, gradualisht mund të rriten edhe në vlera të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit, deri në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 9C deri në 17C.
Të enjten do të fryejë erë mesatare drejtimesh të ndryshme, 3-6m/s, e nga e premta erë mesatare nga jugperëndimi 2-7m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet rreth vlerave normale, por në fillim të javës së ardhshme sërish pritet të pësojë rënie.