10
*
° °

​Sot dhe nesër shtrëngata me shi, uikendi i nxehtë

Sot dhe nesër priten mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende sot mund të ketë edhe breshër. Nga dita e premte dhe për uikend mot i nxehtë me temperatura mbi 30C, deri në 32C-33C ditën e diel.

10.06.2015 - Vendi ynë gjatë ditëve të ardhshme do të jetë nën ndikimin e zonave jostabile të përqendruara mbi Egje, të cilat sot dhe nesër vende-vende do të sjellin mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi, por kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Gjatë ditës së sotme vende-vende mund të ketë edhe breshër. Temperaturat maksimale do të sillen nga 25C, sot, deri në 27C, nesër. Era do të fryejë nga verilindja 4-6m/s.

Nga dita e premte dhe për uikend, nga Afrika veriore një valë e të nxehtit do të përfshijë edhe rajonin tonë ku temperaturat maksimale do të rriten edhe mbi 30C, deri në 32C-33C ditën e diel. Në përgjithësi do të mbajë mot kryesisht me diell, por gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes vende-vende priten mundësi për zhvillime të vransirave lokale të cilat mund të sjellin edhe riga lokale shiu, e vende-vende edhe ndonjë bubullimë. Era do të fryejë lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të sillen nga 14C-16C.