10
*
° °

Prej të mërkurës përkeqësim i motit

Të hënën dhe të martën do të vazhdoj të mbajë mot i ngrohtë. Të martën pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale dhe bubullima. Të mërkurën gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten reshje lokale shiu dhe bubullima, vende-vende me mundësi edhe për breshër. Nga e mërkura temperaturat do të jenë në ulje.

15.06.2015 - Dy ditët e para të javës do të vazhdojnë të mbesin me mot të ngrohtë, me temperatura maksimale deri në 29C-31C. Sonte gjatë mbrëmjes vende-vende ka mundësi për riga lokale shiu dhe ndonjë bubullimë, ndërsa të martën pasdite dhe gjatë mbrëmjes priten reshje lokale shiu dhe bubullima, vende-vende me mundësi edhe për breshër. Gjatë ditës së sotme era do të fryejë nga jugperëndimi 4-11m/s, e të martën do të ndryshoj drejtimin në veriperëndim me shpejtësi 2-5m/s.

Vala e të nxehtit gjatë këtyre ditëve do të largohet në lindje, ndërsa nga Mesdheu një zonë jostabile ciklonike do të zhvendoset mbi Itali, e nga veriperëndimi pritet depërtimi i masave më të freskëta ajrore, si rrjedhojë nga dita e mërkurë pritet përkeqësim i motit dhe ulje e temperaturave. Të mërkurën priten edhe reshje lokale shiu dhe bubullima, e vende-vende reshjet mund të jenë intenzive dhe me breshër. Reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës deri të enjten paradite. Temperaturat maksimale do të zbresin në 24C-25C, të mërkurën, e të enjten dhe të premten deri në 20C-22C. Era do të fryejë nga veriu 4-10m/s.