10
*
° °

Përmirësim i motit, me rritje temperaturash, diell dhe vransira

9.10.2017 - Pas përkeqësimit të motit në fundjavë, që solli edhe reshjet e para të borës mëngjesin e së shtunës, gjatë kësaj jave, me shtrirjen e fushave të presionit të lartë mbi rajon, pritet përmirësim i motit, me intervale më të gjata me diell, ndërkohë që masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin rritjen e temperaturave rreth vlerave mesatare.

Të martën dhe mërkurën do të mbajë mot me vransira të pjesëshme, por me intervale më të gjata me diell.  Nga dita e enjte, pritet të mbajë mot i mirë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje në të dy vlerat, me minimale nga 4C deri në 7C, e maksimalet do të sillen nga 18C deri në 20C.
Era do të fryejë e lehtë nga jugu-jugperëndimi 1-4m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.