10
*
° °

Në fillim të javës përmirësim i përkohshëm i motit

18.06.2017 - Në ditët e para të javës fusha me presion të lartë dhe masa të ngrohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, ku pritet të sjellin përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave.

Të hënën do të mbajë mot me vransira dhe diell, vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu.  Nga dita e martë dhe mërkurë, pritet përmirësim i motit me intervale më të gjata me diell dhe rritje të temperaturave.

Të enjten pasdite, pas motit kryesisht me diell, vende-vende sërish priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullima, ndërsa të premten do të mbajë mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat do të shënojnë rritje graduale, me minimale nga 10C deri në 14C, e ato maksimale nga 23C deri në 28C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja-veriu 1-8m/s.  Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të vogël mbi vlera normale.