10
*
° °

Në fundjavë ndryshon moti, më freskët dhe me reshje lokale shiu

11.08.2017 - Një vorbull ciklonike nga Atlantiku, me masa më të ftohta ajrore, pritet të depërtojë mbi rajonin tonë gjatë ditëve të fundjavës, duke i dhënë kështu fund vapës afrikane të ditëve të fundit. Do të ketë rënie të temperaturave në vlera mesatare dhe mundësi për reshje lokale shiu.

Të shtunën do të mbajë mot jo shumë i nxehtë, paradite kryesisht me diell.  Gjatë ditës priten zhvillime të vransirave, që më vonë vende-vende do të shoqërohen edhe me reshje lokale shiu dhe bubullima.  Reshje e shiut kohëpaskohe do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe të dielen paradite, derisa depërtimi i masave të ftohta ajrore do të sjellë mot të freskët ditën e diel.

Në fillim të javës së ardhshme, pritet stabilizim i motit, me vransira dhe intervale me diell, derisa temperaturat do të shënojnë  rritje graduale.
Në fundjavë temperaturat maksimale do të pësojnë rënie në 32C, të shtunën, deri në 22C, të dielen, e minimalet deri në 14C. Në fillim të javës së ardhshme minimalet do të sillen nga 12C deri 14C, e maksimalet do të rriten gradualisht nga 26C deri në 31C.
Të shtunën do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 3-14m/s, e nga e diela erë mesatare nga krahu verior 3-8m/s.
Me kalimin e vorbullës ciklonike mbi rajon, shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale, e nga e diela do të shënojë rritje.