10
*
° °

Në fillim të javës mot jostabil, me vransira dhe shi

15.04.2018 - Vorbulla e presionit të ulët që po afrohet mbi Itali nga Afrika veriore, ditëve të para të javës, do të mbetet e bllokuar mbi pjesët jugore të rajonit tonë, duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm, me vransira dhe reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.

Kjo vorbull, pos motit të paqëndrueshëm, po sjell nga shkretëtirat e Saharës edhe koncentrime të konsiderueshme të grimcave të pluhurit mbi rajon, që ndikon në një rritje të vogël edhe të indeksit të AQI.

16.04 - Mot kryesisht me vransira, pasdite priten reshje lokale shiu.
17.04-18.04 - Të martën mot kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e pasdite mundësi edhe për bubullimë.  Ditën e mërkurë, mot pjesërisht i vranët, pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë.
19.04 - Në mëngjes reshje lokale shiu, e gjatë ditës pjesërish vranët.
20.04 - Nga dita e premte, sipas parashikimeve të fundit pritet të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me diell.

Edhepse temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ato do të mbesin mbi vlera mesatare edhe këtë javë.  Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 11C, ndërsa maksimalet nga 18C deri në 20C.
Do të fryejë erë mesatare nga juglindja dhe verilindja 2-11m/s.
Shtypja atmosferike, kryesisht do të luhatet pak mbi vlera normale, e nga mesi i javës do të shënojë rritje.