10
*
° °

Mot më i freskët dhe me shi

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht me vransira, me rrebeshe shiu dhe bubullima. Gjatë natës reshjet pritet të vazhdojnë vende-vende deri në orët e paradites. Më pas do të mbajë mot më i freskët dhe kryesisht me vransira, me temperatura maksimale rreth 16C-18C. Të premten do të mbajë mot pjesërisht i vranët me mundësi për riga lokale shiu.

17.06.2015 - Vendi ynë gjatë ditës së sotme ndodhet nën ndikimin e zonave jostabile që ndodhen mbi gadishullin Apenin. Mbi detin Adriatik kanë filluar të zhvillohen shtrëngata dhe vransira të cilat do të shtrihen edhe mbi rajon dhe vendin tonë, duke sjellur gjatë ditës së sotme kohëpaskohe rrebeshe shiu dhe bubullima, e nëpër lokalitete reshje më intenzive me mundësi edhe për breshër. Nga Europa qëndrore një front i ftohtë po afrohet mbi rajon, i cili gjatë natës dhe nesër pritet të kaloj mbi vendin tonë duke sjellur masa më të freskëta ajrore me ulje të temperaturave maksimale deri në 22C-23C, të mërkurën, e të enjten deri në 16C-18C. Temperaturat minimale do të sillen nga 11C deri 13C.

Reshjet gjatë mbrëmjes dhe natës pritet të pushojnë, por vende-vende mund të vazhdojnë deri nesër paradite si riga lokale. Era do të fryejë nga veriu me shpejtësi 3-10m/s. Të nesërmen gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me vransira dhe freskët.

Të premten do të mbajë mot pjesërisht i vranët me mundësi për riga lokale shiu gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat maksimale do të ngriten deri në 22C-23C.

Sipas tendencave të fundit, për uikend sërish pritet depërtimi i një fronti të ftohtë nga veriperëndimi duke sjellur mundësi për reshje lokale shiu dhe ulje të temperaturave maksimale ditën e diel deri në 20C.