10
*
° °

​Mot i freskët, kohëpaskohe me riga lokale shiu

Ditëve në vijim do të vazhdojë të mbajë mot i freskët, me vransira dhe kohëpaskohe me riga lokale shiu. Të shtunën gjatë ditës priten edhe intervale me diell. Temperaturat maksimale do të sillen nga 18C deri 23C.

25.06.2015 - Ditëve në vijim vendi ynë do të mbetet në ndikimin e masave më të freskëta ajrore që po vijnë nga veriu i kontinentit dhe zonave jostabile të koncentruara mbi detin e Zi. Të premten do të mbajë mot më i freskët, kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me riga lokale shiu. Temperaturat maksimale do të sillen nga 18C-22C, e ato minimale nga 9C-12C. Era do të fryejë nga ana veriore 3-8m/s.

Të shtunën gjatë ditës do të ketë intervale me diell, por edhe mundësi për riga lokale shiu. Temperatura maksimale do të ngritet deri në 23C-24C. Gjatë mbrëmjes turbullira nga Atlantiku do të depërtojnë mbi rajon, duke sjellë të dielen sërish vransira dhe mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima. Të dielen temperaturat do të pësojnë zbritje deri në 20C-21C, e ato minimale do të sillen nga 12C-13C. Gjatë uikendit era do të vazhdojë të fryejë nga ana veriore me shpejtësi 3-8m/s.