10
*
° °

Javë me mot më të butë, kohëpaskohe me shi dhe erë

4.03.2018 - Vorbulla ciklonike nga Atlantiku do të vazhdojnë të kalojnë nga rajoni ynë edhe gjatë ditëve të para javës që po vjen, që do të favorizojnë mot kryesisht me shi dhe erë, ndërsa rryma të ngrohta nga Mesdheu do të sjellin mot më të butë dhe rritje të temperaturave.

5.03 - Mot kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe me erë.  Kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.  Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.
6.03 - Mot i butë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.  Pasdite dhe në mbrëmje shi.
7.03 - Mot i butë, me erë, vransira dhe intervale me diell.  Pasdite me reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë.
8.03 - Mot i butë, kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe me erë.  Kohëpaskohe me shi.  Në mbrëmje priten kthjellime.
9.03 - Mot i butë, me vransira dhe diell.

Me kushtet meteorologjike që parashikohen për ditët e ardhshme, do të kemi mot më dinamik me qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj edhe vlerat e indeksit AQI do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira.  Ditën e hënë në mëngjes vlerat momentale mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

Gjatë javës në vijim, temperaturat e ajrit, do të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 5C, e maksimalet nga 9C deri në 12C.
Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme  dhe fuqishme kryesisht nga krahu jugor 6-15m/s.
Shtypja atmosferike do të mbetet e ulët, nën vlera normale, e në pjesën e dytë të javë të shënojë rritje rreth këtyre vlerave.