10
*
° °

Javë me acar dhe borë

25.02.2018 - Acari siberik i shtyrë nga një super anticiklon i krijuar mbi Skandinavi, tashmë ka filluar të marshojë mbi pjesën më të madhe të kontinentit Europian dhe rajonin tonë. Në ditët në vijim do të mbajë mot shumë i ftohtë, derisa në jug të rajonit vorbulla ciklonike nga Mesdheu do të sjellin mbi vendin tonë kohëpaskohe kushte për reshje bore.

26.02 - Mot shumë i ftohtë, i vranët dhe me borë.  Në mëngjes reshjet pritet të jenë më të dendura.
27.02-28.02 - Mot shumë i ftohtë, kryesisht me vransira, por pritet të ketë edhe intervale me diell.  Të martën kohëpaskohe priten reshje të dobëta bore, e të mërkurën mundësi për rrebeshe të dobëta bore.
1.03-2.03 - Në ditët e para të pranverës meteorologjike do të mbajë mot i ftohtë.  Të enjten pjesërisht i vranët, e në mbrëmje vransirat do të shtohen dhe priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore.  Të premten reshjet e borës do të vazhdojnë në mëngjes, e gjatë ditës mund të shndërrohen në shi.

Sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë, acari siberik do të tërhiqet nga lindja, e masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin mot më të butë me mundësi edhe për reshje shiu.

Në ditët e ardhshme vlerat e AQI do të sillen kryesisht ndërmjet vlerave mesatare, e ditën e mërkurë do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit, do të zbresin ndjeshëm në vlera mesatare, me minimale që po parashihet të zbresin në -15C deri 7C, e ato maksimalenë -4C deri -2C, por ditën e premte maksimalet pritet të rriten mbi 0C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-9m/s.
Shtypja atmosferike në fillim do të zbres nën vlera normale, e më pas gradualisht do të shënojë rritje.