10
*
° °

Java fillon me vransira, më pas mot më i butë, kryesisht me diell

12.02.2017 - Gjatë kësaj jave vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike mbi Skandinavi, që do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, ndërsa nga Mesdheu dhe Atlantiku, masa të ngrohta ajrore gradualisht do të shtrihen mbi pjesën më të madhe të kontinentit Europian dhe mbi vendin tonë.

Të hënën do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me vransira, të cilat gjatë mbrëmjes pritet të shpërndahen.  Nga dita e martë, më pas pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, e nga dita e mërkurë mot më i butë.  Në orët e mëngjesit do të ketë edhe ngrica.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje graduale në të dy vlerat ekstreme.  Minimalet do të luhaten nga -6C deri në -2C, e ato maksimale nga 4C deri në 9C.
Do të fryejë erë e lehtë kryesisht verilindore 2-5m/s, e shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.