10
*
° °

Java e re e ngrohtë, me diell dhe me riga lokale e bubullima

Ditëve në vijim në përgjithësi do të vazhdoj të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me intervale më të gjata me diell, e në orët e pasdites dhe mbrëmjes mundësi për riga lokale shiu dhe bubullima. Kah mesi i javës mundësi më të mëdha gjatë pasdites për reshje lokale shiu dhe bubullima.

7.06.2015 - Mbi kontinentin tonë nodhen dy zona me presion të lartë, njëra mbi ishujt Britanik, e tjetra që solli mot me diell ditëve të uikendit, në lindje të kontinentit. Mirëpo, në jug të rajonit tonë dhe mbi Turqi ndodhet një zonë jostabile ciklonike, e cila gjatë ditëve në vijim do të sjell mot jostabil edhe mbi vendin tonë.

Ditëve në vijim në përgjithësi do të mbajë mot i ngrohtë, me intervale më të gjata me diell, e të hënën dhe të martën gjatë pasdites dhe mbrëmjes vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu dhe ndonjë bubullimë.

Ndërkaq ditën e mërkurë dhe të enjte do të mbajë mot më jostabil, me mundësi më të mëdha për reshje lokale shiu dhe bubullima gjatë pasdites dhe në mbrëmje. Temperaturat maksimale do të sillen nga 26-28C, e ato minimale nga 12-14C. Era do të vazhdojë të fryejë nga verilindja e dobët dhe mesatare 2-8m/s.