10
*
° °

Gjatë javës mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë, nga e marta sërish shi dhe borë

11.02.2018 - Pas të reshurave të shiut dhe borës gjatë fundjavës, edhe në fillim të javës një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore, nga dita e martë pritet të kalojë mbi rajon, që sërish do të sjellë mundësi për reshje shiu dhe bore.

12.02 - Mot kryesisht me vransira dhe intervale të shkurta me diell.  Në mëngjes ngricë, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.
13.02-14.02 - Mot kryesisht i vranët. Të martën pasdite priten reshje shiu, që më vonë do të përzien edhe me borë.  Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe të mërkurën në mëngjes.  Gjatë ditës mot kryesisht i vranët, e pasdite vonë dhe mbrëmje vende-vende sërish mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
15.02-16.02 - Të enjten mot më i ftohtë kryesisht me vransira dhe intervale me diell.  Ditën e premte pas mëngjesit me ngrica, gjatë ditës mot i ftohtë dhe kryesisht me diell.

Me një mot të ndryshueshëm që pritet në fillim të javës, sërish me depërtimin e një vorbulle ciklonike mbi rajon, nuk do të mungojë qarkullimi i ajrit.  Vlerat ditore të AQI do të variojnë ndërmjet vlerave mesatare dhe të mira, por ditën e hënë dhe të martën paradite vlerat maksimale do të rriten edhe në të pashëndetshme. 

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me  minimale nga -3C deri në 0C, e të premten mund të zbresin deri në -5C, ndërsa ato maksimale nga 1C deri në 6C.
Era do të fryejë mesatarisht nga jugu-juglindja 1-7m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet përreth vlerave normale