10
*
° °

Fundjava me vransira dhe riga lokale shiu, javën e ardhshme ftohtë

10.11.2017 - Në fundjavë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave ciklonike mbi Mesdhe, të cilat do të vazhdojnë të krijojnë kushte për vransira, e kohëpaskohe edhe mundësi për reshje shiu. Javën e ardhshme një vorbull ciklonike me masa të ftohta arktike, nga veriu i kontinentit do të depërtoj edhe mbi rajonin tonë, që do të sjell mot të ftohtë, e priten edhe reshje bore.

Në fundjavë dhe ditën e hënë do të mbajë mot i butë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.  Ditën e shtunë herët në mëngjes dhe paradite do të ketë reshje të dobëta shiu, që do të pasohen gjatë ditës me riga lokale shiu.  Të dielen në mbrëmje dhe të hënën parashihen riga lokale shiu.

Sipas parashikimeve të fundit të modeleve kompjuterike, edhepse ende pak kundërthënese, nga dita e martë do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, kohëpaskohe me shi, e nga mbrëmja e së martës shiu do të përziet edhe me borë, e ditën e mërkurë do të ketë reshje të dobëta shiu dhe bore.
Në fundjavë temperaturat do të jenë mbi vlera mesatare, me minimale nga 5C deri 7C, e maksimale nga 12C deri 14C.  Nga dita e martë maksimalet do të zbresin në 3C deri 4C, e minimalet deri në -1C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga juglindja-jugperëndimi 3-10m/s, e nga dita e martë e ftohtë veriore.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbresë nën vlera normale.