10
*
° °

Fundjava me mot të freskët dhe me shi

16.06.2017 - Ditëve të fundjavës, nga Atlantiku, pritet të depërtojnë mbi rajonin tonë fusha të ulëta barike me masa të ftohta ajrore, që do të sjellin përkeqësim të motit me reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

Në fundjavë do të mbajë mot i freskët, kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.  Të shtunën vende-vende priten mundësi edhe për bubullima.  Edhe të hënën, parashihet të mbajë mot jo shumë i ngrohtë, me vransira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

Nga dita e martë pritet përmirësim i motit, me rritje të temperaturave dhe intervale më të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8C, e ato maksimale do të zbresin deri në 17C.  Nga fillimi i javës maksimalet do të rriten gradualisht në 22C deri në 26C.
Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 4-9m/s.  Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.