10
*
° °

Fundjava me mot më të butë dhe të ndryshueshëm, me diell dhe shi

2.03.2018 - Në ditët e fundjavës acari siberik do të filloj të tërhiqet në verilindje në viset polare, derisa fusha të presionit të ulët nga Mesdheu me masa më të ngrohta dhe të lagështa do të fillojnë të depërtojnë mbi rajon, që do të favorizojnë mot më të butë, por të ndryshueshëm, me diell dhe reshje shiu.

Derisa ditën e djeshme në mëngjes temperaturat zbritën deri në -17C, gjatë natës dhe ditën e sotme janë në rritje, ku pasdite kanë shënuar vlera deri në +5C.

3.03 - Mot më i butë dhe me erë.  Paradite intervale më të gjata me diell.  Gjatë ditës më vonë vransirat do të shtohen, e në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.
4.03 - Mot me vransira dhe intervlae me diell.  Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale shiu.
5.03-7.03 - Për shkak që fusha të presionit të ulët vazhdojnë të depërtojnë mbi rajon, edhe në ditët e para të javës do të mbajë mot më i butë dhe jostabil, me vransira dhe intervale me diell.  Kohëpaskohe do të ketë edhe reshje shiu.

Pas dy ditëve të fundit ku vlerat e AQI shënuan rritje në vlera të pashëndetshme, ditën e shtunë, për shkak të motit më dinamik, pritet të pësojnë rënie në vlera mesatare dhe të mira.  Mirëpo nga dita e diel dhe ditën e hënë, sërish mund të rriten edhe në vlera të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit, në ditët e ardhshme, do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm rreth vlerave mesatare, Minimalet do të luhaten nga 1C deri në 4C, e maksimalet në fundjavë do të rriten deri në 9C, e në fillim të javës edhe mbi 10C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 2-15m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale dhe do të mbetet e ulët.