10
*
° °

Fundjava më e ftohtë, nga e diela borë

10.01.2018 - Një vorbull ciklonike nga Atlantiku ka depërtuar mbi Mesdhe, e ditëve të fundjavës edhe në jug të rajonit tonë, ndërsa nga verilindja e kontinentit masa të ftohta polare do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, që do të sjellin mot të ftohtë, e nga dita e diel edhe reshje bore.

Gjatë mbrëmjes së sotme, vende-vende nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu, të përziera edhe me borë, e të shtunën do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale të shkurta me diell.  Rreth viseve malore priten mundësi për reshje të dobëta bore.

Ditën e diel do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët kohëpaskohe me reshje bore, të cilat pritet të vazhdojnë edhe ditën e hënë, kryesisht paradite dhe me intenzitet më të ulët.
Por ky mot i ftohtë, do të jetë i përkohshëm, sepse nga Atlantiku një tjetër vorbull ciklonike më e fuqishme, nga mesi i javës së ardhshme pritet të kalojë mbi rajon.  Ky ciklon do të sjellë rryma më të ngrohta dhe të lagështa nga Mesdheu, që ditën e martë dhe mërkurë do të favorizojnë mot më të butë, kryesisht me vransira dhe mundësi për reshje shiu.  Por të mërkurën në mbrëmje reshjet e shiut mund të shndërrohen edhe në borë.
Nën këto kushte atmosferike që do të mbajë në fundjavë, edhe indeksi i kualitetit të ajrit do të shënojë përmirësim rreth vlerave të mira dhe mesatare, e sipas tendencave të fundit, ku parashihet që motit të jetë më dinamik javëne ardhshme, do të mbetet rreth vlerave të mira dhe mesatare. 
Temperaturat e ajrit do të zbresin rreth vlerave mesatare.  Minimalet do të luhaten nga -3C deri +3C, e ato maksimale nga 2C deri në 4C, në fundjavë, ndërsa nga e marta maksimalet do të rriten në 5C deri 7C.
Do të fryejë erë mesatare nga verlindja 2-7m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e javën e ardhshme do të pësojë rënie të thellë nën këto vlera.