10
*
° °

Edhe ditët e para të javës të akullta, mundësi për reshje të dobëta bore

8.01.2017 - Fushat e ulëta barike dhe masat e ftohta arktike, do të vazhdojnë të mbesin të bllokuara mbi Detin e Zi dhe rajonin tonë, që edhe në fillim të javës do të vazhdojnë të sjellin mot shumë të ftohtë, me vransira dhe kohëpaskohe priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

Të hënën dhe të martën do të mbajë mot shumë i ftohtë, kryesisht me vransira, vende-vende priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore.  Nga dita e mërkurë do të mbajë mot pjesërisht i vranët, e të enjten me intervale më të gjata me diell por që edhe më tutje do të mbretërojë mot i ftohtë.  Ditën e enjte në vise të ulëta në mëngjes mundësi edhe për mjegull.

Nga dita e premte sërish vransirat do të fillojnë të shtohen, ndërsa sipas parashikimeve të fundit në fundjavë priten mundësi për reshje të dobëta bore.
Temperaturat e ajrit do të mbesin thellë nën vlera mesatare, por që gradualisht do të shënojnë rritje.  Në fillim të javës vlerat minimale do të luhaten nga -20C deri në -17C, e ato maksimale do të rriten deri në -8C, ndërsa në pjesën e dytë të javës minimalet do të rriten deri në -7C, e ato maksimale të premten deri në +1C.
Era do të fryejë nga ana veriore 2-5m/s, e nga dita e enjte nga ana jugore 2-7m/s.
Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale, e ditën e premte do të pësojë rënie.