10
*
° °

Ditët e para të pranverës fillojnë me mot të ngrohtë dhe pa reshje

19.03.2017 - Ditëve të para të stinës së pranverës, që fillon të hënën më 20 mars, masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të shtrihen mbi rajon, që do të sjellin mot të ngrohtë dhe temperatura pranverore.

Gjatë pesë ditëve të ardhshme të javës së parë pranverore, do të mbajë mot i ngrohtë, pa reshje, me intervale më të gjata me diell, të enjten dhe të premten do të ketë edhe intervale me vransira.

Temperaturat e ajrit në të dy ekstremet, do të rriten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore.  Minimalet do të luhaten nga 3C deri në 7C, e ato maksimale nga 19C deri në 22C.
Do të fryejë erë e lehtë juglindore 1-3m/s. Shtypja atmosferike që ndodhet rreth vlerave normale, gradualisht do të shënojë rritje.