10
*
° °

Acar dhe borë kohëpaskohe deri të enjten, në fundjavë më butë dhe shi

27.02.2018 - Acari siberik vazhdon të mbetet i pranishëm mbi pjesën më të madhe të kontinentit europian edhe ditëve të ardhshme, duke vazhduar të krijoj kushte për mot shumë të ftohtë, e në vendin tonë kohëpaskohe edhe për reshje bore. Mirëpo, nga dita e premte dhe fundjavë masa më të ngrohta nga Mesdheu do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, duke sjellur mot më të butë me mundësi edhe për reshje shiu.

Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell, por në mbrëmje sërish priten reshje bore, vende-vende më të dendura.

28.02 - Mot shumë i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell.  Pas reshjeve të dobëta të borës në mëngjes, gjatë ditës kohëpaskohe mundësi për rrebeshe të dobëta bore.
1.03 - Mot shumë i ftohtë, kryesisht me vransira.  Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.  Pasdite dhe në mbrëmje kohëpaskohe reshje të dobëta bore.
2.03 - Një front i ngrohtë nga Mesdheu, në mëngjes do të sjellë reshje bore, të cilat gradualisht do të shndërrohen në reshje shiu, e vende-vende pritet të bie edhe shi i akullt.
3.03-4.03 - Në fundjavë mot më i butë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell, kohëpaskohe priten reshje lokale shiu.

Vlerat e AQI do të sillen kryesisht ndërmjet vlerave mesatare, por ditën e enjte nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, si dhe mundësia për mjegull, mund të rrisë vlerat deri në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit, në dy ditët e ardhshme vazhdojnë të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, me minimale që parashihet të zbresin në -15C deri -10C, e ato maksimale nga -4C deri -1C.  Në fundjavë, temperaturat do të shënojnë rritje, minimalet nga -3C deri në +2C, e maksimalet deri në 9C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-7m/s, e nga dita e premte nga krahu jugor 4-11m/s.
Shtypja atmosferike nuk do të jetë shumë stabile, në fillim do të shënojë rritje, e më pas sërish do të zbres dukshëm nën vlera normale.