10
*
° °

​Fundjavë e freskët me reshje shiu

Ditëve të fundjavës do të vazhdoj të mbajë mot i freskët, me vransira dhe kohëpaskohe me riga lokale shiu. Të shtunën pasdite priten edhe intervale me diell, por në mbrëmjes sërish vransirat do të shtohen, e të dielen reshje të reja shiu me mundësi edhe për bubullima. Temperaturat maksimale do të sillen nga 20C deri 23C.

26.06.2015 - Mbi rajonin tonë gjatë ditës së sotme është krijuar një front i mbyllur, që po sjell vransira dhe të reshura shiu mbi pjesën lindore të rajonit, përfshi edhe vendin tonë. Mbi vendin tonë po mbanë mot i freskët, kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe ka riga lokale shiu. Temperatura në orën 14 është vetëm 16C, rreth 10C më e ulët se maksimalja mesatare për këtë periudhë të vitit, ndërsa era fryen nga veriu 4-7m/s.

Gjatë mbrëmjes dhe ditën e shtunë ky front i mbyllur do të zhvendoset në juglindje duke vazhduar të sjellë reshje të dobëta shiu kohëpaskohe edhe mbi vendin tonë, deri të shtunën paradite. Të shtunën pasdite priten edhe intervale me diell, por vende-vende edhe mundësi për riga lokale shiu. Të shtunën mbrëma një turbullirë e re nga Atlantiku pritet të depërtojë edhe mbi rajonin tonë nga Europa qëndrore, duke sjellur të dielen vransira me reshje lokale shiu, e vende-vende edhe mundësi për bubullima.

Temperaturat maksimale të shtunën do të ngriten deri në 22C-23C, e të dielen sërish do të pësojnë zbritje në 20C-21C. Temperaturat minimale do të sillen nga 10C-12C, ndërsa era do të vazhdoj të fryejë nga ana veriore me shpejtësi 3-7m/s.

Mot jostabil, me vransira dhe reshje lokale shiu pritet të mbajë edhe në fillim të javës së ardhshme, ndërsa maksimalet do të jenë në rritje të lehtë deri në 24C ditën e martë. Ende mbetet e paqartë gjatë javës së ardhshme, vala e të nxehtit që pritet të përfshijë pjesët perëndimore të kontinentit, se a do të përfshijë edhe vendin tonë.