Winston Churchill-i, dritëhijet e një udhëheqësi kontradiktor

Disftatat e para

GazetaExpress

Në imagjinatën kolektive, Winston Churchill është një titan që i çoi britanikët drejt fitores në luftën kundër nazizmit. Aq shumë sa në vitin 2001 kur ndodhën atentatet e 11 shtatorit George W. Bush u foli amerikanëve: “Nuk do të rrëzohemi, nuk do të pushojmë, nuk do të lëkundemi, nuk do të dështojmë.” Këto fjalë aludojnë një diskurs të Churchill-it në shkurt të 1941. Megjithatë në vitin 1940 në fillim të mandatit të tij shumë nga britanikët e shihnin nën një dritë shumë ndryshe. Në ato momente ishte një 60 vjeçar i dështuar prej të cilit mbaheshin mend një numër gabimesh që kishte bërë duke mbajtur poste të rëndësishme.

Për këtë biografi, Robert Rhodes-James në vitin 1970 do ta titullonte kështu librin mbi jetën e mëparshme të kryeministrit “Një studim mbi dështimin”. Sado e pabesueshme mund të duket tani, në atë kohë flitej për një personazh pak a shumë qesharak, shqetësimi i vetëm i të cilit ishte vetëmbrojtja. Një frazë që i atribuohet lord Birkenhead-it, një nga miqtë më të mirë të tij, e sqaron më së miri karakterin ambivalent të tij: “Kur Winston-i ka të drejtë është unik, por kur gabohet…Ah Zot!” Në Luftën e Dytë një lord tjetër Alanbrooke iu referua vështirësisë të Churchill-it për të dalluar mes idealit dhe gabimit. Katalogu i vendimeve të diskutueshme nuk bazohet në zbulimin e fakteve të panjohura.

Anët e errëta të personalitetit janë mjaft të njohura. Specialistët që janë pro njohin egocentrizmin dhe guximin, besojnë se në një peshore historike duhet të peshojnë më shumë aspektet si aftësia për të udhëhequr një vend në kohë të vështira si ajo e Luftës së Dytë Botërore. Vetë Churchill-i ishte i ndërgjegjshëm për defektet e tij dhe për këtë arsye nuk mbante ditar, nuk donte të linte dëshmi për dobësitë e veta. Fëmijë i një familjeje aristokrate iu qas karrierës ushtarake, ishte i ri dhe i etur për veprimin, pasi e kishte parasysh se  bëmat e tij në fushën e betejës mund të hapnin rrugën drejt politikës. Në Sudan dha ndihmën e tij pas revoltës me përmasa të mëdha të udhëhequr nga një lider fetar, mahdi.

Ndërhyri në ato momente në betejën e Omdurmán-it (1898) si pjesë aktive e kalorësisë së ushtrisë britanike. Do t’i rrëfente përshtypjet e tij në një libër “Lufta e Nilit”, në një vepër mjeshtërore nga pikëpamja kinematografike mbi sulmin.  Idetë e tij për sudanezët janë ato të një imperialisti viktorian: “Duhet të vesh rend në një territor të ndarë në tribu barbare”. Popullata zezake sipas përshkrimit të tij nuk zotëron cilësi përtej vlerave dhe ndershmërisë. Në Afrikën e Jugut do të përjetonte një aventurë tjetër, këtë herë si korrespondent i luftës së Boers. U kap rob, por arriti të arratisej. U shndrrua në hero, arriti të merrte një vend në Partinë Konservatore nga e cila do të dilte në vitin 1904 duke luajtur një lojë të rrezikshme, por që dha rezultat. E dinte që në rradhët e liberalëve kishte një vend në qeveri. Si Home Secretary (ministër i brendshëm) rezultoi mjaft polemizues. Në vitin 1910 u përball me një grevë minatorësh në Uells për kushte më të mira pune. Futi ushtrinë për të frenuar revoltat me metoda efikase.

Gazetat e akuzuan për brutalitet. Biografi Alan Moorehead-i sinjalizon se ishte atëherë kur filloi mosbesimi i sindikatave kundrejt Churchill-it në çështje të politikës së brendshme. Akoma më keq ishte dështimi i Galipolit pak vite më vonë, në mes të luftës përballë trupave otomane pati 250 000 humbje në rradhët e ushtrisë britanike.  Në atë kohë Churchill besonte se mund ta detyronte Turqinë, aleate të gjermanëve, të tërhiqej nga konflikti në mënyrë të tillë që Londra të mund të kontaktonte me aleatët rusë përmes Detit të Zi. Fronti perëndimor mbeti i palëvizur nga lufta e llogoreve, ideja ishte hapja e një skenari të ri lufte. Megjithatë një rezistencë e paepur e çmontoi këtë plan së bashku edhe me mungesën e disiplinë së garnizoneve. Katastrofa i dha origjinë termit “sindroma e Galipolit”, ngurrimi për të kryer zbarkime në plazhet e kontrolluara nga armiku që u zgjat deri në Normandi tri  dekada më vonë.  Faji nuk ishte plotësisht i Churchill-it sepse ishte kryeministri Henry Asquith që miratoi vendimet e tij. Ka edhe një fakt tjetër se Admirali injoroi këshillat e këshilltarëve dhe nuk mori masat e duhura të parandalimit. I zhgënjyer dhe me shpirt të vrarë ka të ngjarë që Churchill-i të merrte në konsideratë idenë e vetëvrasjes. Shkoi në Francë ku kërkoi një fat në front në mënyrë që të merrte merita për të harruar përgjegjësitë e tij.

Ishte i etur për të fshirë imazhet, sepse mendonte se  ishte një i ri ambicioz që ishte ngjitur shumë shpejt në një post më të madh nga sa mund të mendonte. Përballë Gjermanisë së perandorit Guillermo II, Churchill-i ishte në favor të një manovre navale përmes një bllokimi që do të linte të vdisnin urie burra, gra dhe fëmijë. Gjykata e Hagës në vitin 1907 e përkufizonte këtë taktikë si krime lufte. E konsideronte legjitime vetëm, nëse do të përdorej për të dobësuar ushtrinë armike jo si armë kundër civilëve. E rrethuar, Gjermania reagoi duke përdorur nëndetëset. Në ato momente askush nuk diskutonte aftësinë e tij të punës, as aftësinë e tij për të mahnitur interlokutorët. Megjithatë shumë besonin se fshihte një defekt karakteri që e pengonte të sillej arsyeshëm. Kryeministri liberal, Lloyd George mendonte se mund të përfitohej nga energjia e Churchill-it për aq kohë sa të mbahej nën kontroll. Për këtë arsye i dha një vend në qeveri në vitin 1917 si ministër i armatimit. Dy vite më vonë u bë sekretar i shtetit të luftës. Megjithatë nuk pati fat. Për të luftuar kundër bolshevikëve rusë që i shihte si kërcënim për demokracinë britanike urdhëroi një sulm për të kapur transiberianin. Rezultati ishte dështimi i radhës dhe sipas biografit Anthony McCarten u konsolidua ideja se ishte një aventurier ushtarak i pandreqshëm, të cilit nuk mund t’i besohej.

Pengesat nuk ia zbehën besimin tek vetja. Ndërroi edhe një herë partinë për t’u kthyer tek rradhët konservatore. Kryeministri Stanley Baldwin i ofroi në vitin 1925 ministrinë e financave duke menduar se një njeri kaq dinamik sa ai ishte më mirë ta kishe mik dhe jo kundër. Filloi atëherë që Alan Moorehead-i do ta përcaktonte si periudha me pak më shumë fat në politikë. / burimi: Muy Historia – bota.al

Të tjera

Lajmet e fundit