Kthehu lart

Voyager 1 bëhet e gjallë, pas 33 vitesh përcjell sinjal në Tokë

Voyager 1 bëhet e gjallë, pas 33 vitesh përcjell sinjal në Tokë GazetaExpress

Impianti kozmik Voyager 1 vazhdon aventurën e saj jashtë Sistemit Diellor prej gati 40 vitesh. Shkencëtarët nga NASA dhe Universiteti në Arkanzas thonë se ky është moment i ri për impiantin, veçanërisht pasi që motori i fundit po përdoret që nga viti 2014.

“Motorët e Kontrollit të Voyager tregojnë degradim, që do të thotë se ato kanë ardhur deri në fund të jetës së tyre”, thotë menaxherja e Projektit të NASA-s, Susan Dod.

“Ne kemi testuar lëvizje dhe manovrat për korrektim të rrugëtimit dhe nëse do ta bëjmë këtë, atëherë mund të zëvendësojmë pozicionet e drejtimit. Duke përdorur shtytjen e re, ne do të sigurojmë dy deri tre vjet jetë për këtë mision”, ka shtuar ajo. Më 1 mars 1979, Voyager fluturoi pranë Jupiterit dhe e fotografoi.

Ai vizitoi edhe Saturnin dhe manovrat e korrektimit të rrugëtimit nuk i përdori që nga 8 nëntori 1980, transmeton kp. Edhe pse është 13 miliardë kilometra larg Tokës dhe në status të fjetur prej disa dekadash, Voyager kaloi testin pa probleme. Janë dashur 19 orë e 35 minuta që impanti të dërgojë sinjalin në Tokë, duke treguar se eksperimenti ka kaluar mirë. “Ka sinjal dhe me sukses i përshtatet eksperimentit?

Kjo është jashtëzakonisht e veçantë nëse konsiderojmë se largësia gjendet një miliard kilometra nga këtu në një zonë ku temperaturat janë shumë të ulëta dhe në vakum hapësinor. Voyager nuk i njeh kufijtë”, tha astronauti Keytlin Arens. Pas pak vitesh Voyager 2 do t’i bashkëngjitet binjakut të tij Voyager 1 në aventurën e tij pa fund. (b.an)

    Data: 06 Dhjetor 2017 04:49
    Autori: GazetaExpress
    • Zbulohet se kush është krijuesi i Bitcoin?

      Zbulohet se kush është krijuesi i Bitcoin? 0

    Të tjera