Kthehu lart

Valët nxjerrin në breg peshkun misterioz, me përmasa gjigante dhe tri bishta

Valët nxjerrin në breg peshkun misterioz, me përmasa gjigante dhe tri bishta GazetaExpress

John Lindhom po shëtiste së bashku me bashkëshorten Riley, në një plazh në Queensland të Australisë, kur hasën në një krijesë të pazakontë.

Peshku me tri bishta, që nuk është parë ndonjëherë, ndodhej në rërë dhe besohet se atë e kanë nxjerrë valët e detit, transmeton Telegrafi.

 “Kishte fytyrë shumë të çuditshme, ndërsa trupi tij duket se peshon rreth 150 kilogramë” ka shkruar Lindhom në fotografinë e shpërndarë përmes rrjeteve sociale.

Ende nuk ka ndonjë koment nga ekspertët, se çfarë mund të jetë ky peshk misterioz. Në trup nuk ka ndonjë lëndim, ndërsa besohet të ketë ngordhur nga mosha.

Kohë më parë, në po të njëjtin regjion ishte gjetur një krijesë e ngjashme me tri bishta, por me përmasa shumë më të vogla.

    Data: 09 Mars 2018 01:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera