Kthehu lart

Tronditëse: Prindërit mbajnë foshnjën e pajetë 12 ditë në shtëpi, ja çfarë ndodhi (FOTO)

Tronditëse: Prindërit mbajnë foshnjën e pajetë 12 ditë në shtëpi, ja çfarë ndodhi (FOTO) GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 08:46

Një nënë e re 21-vjeçare Charlotte dhe burri i saj Attile, 28 vjeç, kanë dhënë një lajm tronditës për vajzën e tyre. Foshnja Evlyn kishte një anomali kromozomesh, tru të pazhvilluar, rrugët e frymëmarrjes, mushkërinë dhe aortën të ngushta. Nëna e saj ka zbuluar 20 javë pas shtatzënisë se truri i saj dhe aorta nuk ishin normale. Evlyn është lindur në javën e 37-të pasi nëna e saj rrezikoi dështimin. Vogëlushja nuk mund t’u mbijetonte operacioneve sepse ishte shumë e dobët dhe nuk mund të merrte frymë vetë. Ajo nuk mundi t’i përballonte këto probleme dhe u nda nga jeta pak javë më parë.

Prindërit kërkuan që ta mbanin vogëlushen e tyre 12 ditë në shtëpi në mënyrë që ata të shijonin pak çaste me të. Trupi i vogëlushes qëndronte në një frigorifer dhe prindërit mund ta merrnin atë për shëtitje. Mjekët i kishin paralajmëruar se Evlyn do të vdiste në spital ose ata mund ta merrnin e të qëndronin disa ditë në një bujtinë për të kaluar ditët e fundit me të. Fillimisht prindërit e saj janë shprehur se nuk mund ta besonin që foshnja e tyre vdiq, kështu që ata zgjodhën të kalonin disa ditë me të edhe pse ishte një vendim i vështirë.

“Ajo ndërroi jetë vetëm disa minuta pasi mori frymë nga tubi i frymëmarrjes. Kemi qëndruar në bujtinë për rreth 12 ditë pas vdekjes së saj e më pas 4 ditët e fundit mjekët na lejuan të shkonim në shtëpi dhe Evlyn mund të shtrihej në shtratin e saj”,- tregon nëna Charlotte.

Prindërit e vogëlushes kanë ndarë historinë e tyre në rrjetet sociale vetëm pak ditë pas vdekjes së saj. Gjatë kësaj kohe, prindërit kanë bërë shumë foto me vajzën për t’i pasur kujtim./shqiperiaime.al


 

    Temat:
    Data: 21 Prill 2017 08:46
    Autori: GazetaExpress
    • Një dritë misterioze pushton Shtëpinë e Bardhë (Video) 0

    Të tjera