Kthehu lart

Simpsons parashikuan fatin e Hawking 19 vjet më parë

Simpsons parashikuan fatin e Hawking 19 vjet më parë GazetaExpress

Filmi i vizatuar komedi që besohet se parashikoi presidencën e Donald Trump, krizën e Ebolas dhe shumëçka tjetër, duket se ka parashikuar edhe vdekjen e Hawking.

Fansat besojnë se Simpsons parashikuan vdekjen e Hawking në ditëlindjen e Albert Einstein, rreth dy dekada para se Hawking të vdiste.

Kjo u zbulua këtë javë pasi producentët publikuan një episod të vitit 1999 – i titulluar Truri i Shpëtuar i Lisas – në të cilin luan Hawking, për nder të vdekjes së tij më 14 mars, transmeton Gazeta Express.

Skena përmban Hawking – i cili ishte i diagnostikuar me ALS kur ishte 21 vjeç – duke performuar një këngë rep të quajtur “Një Histori e Shkurtër e Ritmit” – një modifikim ky i librit të tij të famshëm “Një Histori e Shkurtër e Kohës”.

Personazhi i tij i animuar ka edhe një zinxhir ari, i cili përmban formulën e famshme të Einstein, E = mc2. Kjo referencë ishte një lidhje direkte me Einstein, i cili 19 vite më vonë do të përmendej edhe më shumë, kur Hawking vdiq në ditëlindjen e tij.

“Qëllojani çfarë?”, shkroi një fans në Twitter. “Simpsons e bënë prapë! Nëse ju kujtohet Emc^2... e dini se u bë nga Einstein i cili u lind më 14 mars, e që është gjithashtu edhe vdekja e prof. Hawkings... Simpsons e bënë prapë!”.

    Data: 20 Mars 2018 15:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera