Nata bëhet ditë për disa sekonda në Rusi

Një dritë e pazakontë është shfaqur në qiell në Urale të Rusisë, ku errësira e plotë në një moment u shndërrua në dritë dhe më pas ka pësuar një lloj shpërthimi.

GazetaExpress

Bëhet fjalë për meteorin, i cili rreth orës 23:00 ka ndriçuar me ngjyrë të verdhë dhe të portokalltë derisa po binte në tokë, transmeton Telegrafi.

Këtë ndriçim të pazakontë e kanë parë banorët e Jekateringburg dhe qyteteve dhe fshatrave tjera përreth.      

“Ishte duke pastruar borën dhe befasisht, pash që gjithçka rreth meje u ndriçua dhe kur e ngrita kokën pashë se diçka po binte nga qielli. Fillimisht mendova se është ndonjë yll, por jo! Në fillim shndriti me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, kurse pas vetes la gjurmë të ndriçimit si një shirit. E gjithë kjo situatë ka zgjatur vetëm 6 apo shtatë sekonda”, ka deklaruar një dëshmitari okularë Aleksandar Sokolov.

Të tjera

Lajmet e fundit