Magjia e liqeneve shumëngjyrësh të Australisë

Nuk bëhet fjalë as për halucinacione dhe as për imazhe të modifikuara në Photoshop. Në South Australia ujërat e liqeneve marrin ofrojnë një pamje piktoreske.

GazetaExpress

Janë pesë liqene të tillë, që në këtë sezon ofrojnë një spektakël të vërtetë ngjyrësh, me protagoniste algat dhe atyre që njihen si bakteret e kuqe, ose halobakteret.

Ngjyra e kuqe shihet më e theksuar në liqenin MacDonnell, për shkak të ujit tepër të kripur që ka, ndërsa liqeni Bumbunga ndryshon ngjyra tri herë në vit, nga i kuq, i bardhë dhe blu.

Liqeni Eyre ofron të kuqen, portokallin dhe ngjyrën e verdhë, ai Albert ruan ngjyrën e kuqe thuajse përgjatë gjithë vitit. Liqeni Hart është shumëngjyrësh dhe në të njëjtën kohë, në pjesë të tij sheh të kuqen, jeshilen, të verdhën dhe blunë. /tch/

Të tjera

Lajmet e fundit